Veliaj: Brenda vitit nisim punën për kthimin e Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë

Tirana mirëpriti edicionin e 8-të të LiboCon, konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike open source LibreOffice, me pjesëmarrjen e më shumë se 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota, anëtarë të komunitetit të programuesve dhe zhvillimit të platformave kompjuterike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është një nga bashkitë e para në Europë që zbaton një zgjidhje teknologjike për krijimin dhe ruajtjen e dokumenteve në një format të hapur dhe standard, çka i krijon mundësi qytetarëve që të lexojnë lehtësisht dokumentet zyrtare, pa qenë të detyruar të përdorin platforma specifike dhe të kushtueshme për ta.

Nisur nga dobia që sjell një platformë e tillë, jo vetëm në funksionalitetin e një institucioni, por edhe në transparencën e tij, Veliaj ftoi edhe institucionet e tjera që të përqafojnë risi të tilla teknologjike. “Inkurajojmë edhe institucione të tjera, edhe ato të varësisë, por edhe institucione të tjera në Shqipëri, edhe kompanitë, që të gjejnë mënyra alternative, në mënyrë që më shumë para të shkojnë për investime konkrete, se sa si pagesa për korporatat që ndoshta kanë vite që vjelin të njëjtin produkt. Thyerja e këtij monopoli, për ne ka qenë jashtëzakonisht e dobishme”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh se Tirana ka arritur që të shfrytëzojë më së miri teknologjinë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, ndërsa shumë shpejt do të kthehet në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit te teknologjisë nga kodimi dhe software disign deri në shumë prej proceseve të tjera. Për këtë, Veliaj tha se brenda këtij viti do të nisë puna për ta kthyer piramidën në një shkollë inovatore, që do të zhvillojë kulturën dixhitale.

Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që kultura dixhitale të zhvillohet edhe nëpërmjet programeve të mirëfillta shkollore. “Është shumë e rëndësishme për që në programet e shkollave të fusim këto koncepte të dijes së hapur dhe besoj se fillimi i mbarë dhe vendosja e Tiranës me këtë reputacion, na jep shumë kurajë për të ecur më tej. Dua të falenderoj të gjithë aktivistët e qytetit tonë, të cilët kanë investuar te kjo teknologji sepse besoj që kur bashkia, qytetarët, aktivistët, programuesit, janë me mentalitetin e krijimit të një shoqërie, qyteti apo edhe të një bote kompjuterike të hapur, mund të kemi një qytet që është më dinjitoz dhe më i aksesueshëm nga të gjithë”, shtoi Veliaj. Përfaqësuesi i LibreOffice në vendin tonë, Redon Skikuli vlerësoi qasjen pozitive të Bashkisë së Tiranës ndaj këtyre platformave që rrisin aksesin e qytetarëve dhe transparencën e institucionit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja