Veliaj: Çdo debat politik nuk ka vlerë, në Paris u ngrit dy herë flamuri i Shqipërisë

Bashkia e Tiranës organizoi një ceremoni mirëseardhjeje për ekipin olimpik të Shqipërisë, i cili u kthye në kryeqytet, me dy medalje olimpike, pas mbylljes së kompeticionit të Lojërave Olimpike Paris, ditën e djeshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndihet krenar për këtë moment historik për Shqipërinë. Ai theksoi se vetëm duke bashkëpunuar dhe duke punuar arrihen rezultate të tilla historike. 

“Sportistët tanë të Sport Klub Tiranës sollën dy medalje të parat për klubin, por mbi të gjitha jam si shqiptar shumë i lumtur që janë dy medaljet e para për Shqipërinë. Falenderoj dy djemtë, dy atletët tanë. Faleminderit nga zemra që na bëtë krenarë dy herë, me flamurin e Shqipërisë dhe me flamurin e Tiranës, Sport Klub Tiranës që është thelbi i ekipit tonë olimpik. Mirënjohje për për Fidelin. Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, ne bëjmë gjëra të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Bashkimi vërtet solli fuqinë. Bashkuam një energji të jashtëzakonshme të qeverisë, të Bashkisë për të  mbështetur Komitetin Olimpik, për të bërë një lojë në skuadër, ku secili ndihmon, secili jep të vetën. Jam vërtet krenar për çfarë kemi bërë. Më duhet të them që stërvitja për Los Angeles-2028 fillon sot. Kështu që do përveshim mëngët, pas këtyre festimeve dhe ceremonive, për t’u siguruar që dalim akoma më mirë, që jemi akoma më të fortë dhe për t’u siguruar që bashkëpunojmë shumë”, u shpreh Veliaj. 

Kryebashkiaku tha edhe dy fjalë për ata që e kanë të vështirë ta pranojnë suksesin duke menduar se është individual. 

“Është sukses për Shqipërinë, nuk është individual. Patjetër që, çunat e kanë medaljen individuale, por ky është një sukses për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri ynë në Paris. Për të gjithë këto arsye, çdo cic-mic i vogël i politikës, i debateve të kafeneve, është pa vlerë, kur ne shohim flamurin tonë që është ngritur lart. Për të gjithë njerëzit kam një thirrje: Sot, zemrat i kemi mal, i kemi plot, sot jemi plot gëzim e krenari, sepse është ngritur flamuri i Republikës së Shqipërisë dy herë në Paris, në këto lojra Olimpike”, tha ai. 

Më tej, Veliaj nënvizoi se kjo është Tirana moderne, Tirana e 144 kombësive, Tirana kozmopolitane. 


Lajmi kryesor:

Shkruan historinë olimpike, Valiev dhe Dudaev priten në Tiranë me tapet të kuq e lule! Dy mundësit: Synojmë medalje të artë, Shqipërinë e kemi në zemër


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim