Dëshira për liri u zgjat pak orë, kapen 3 nga 5 të arratisurit nga burgu në Kretë! 4 shqiptarë dhe një pakistanez prenë hekurat e dritares së tualetit për t'u larguar

GREQI-Ka zgjatur vetëm pak orë plani i tyre për të shijuar lirinë jashtë qelisë nga një burg në Kretë! 4 shqiptarë dhe një pakistanez u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu mëngjesin e sotëm, por pas disa orësh kërkim nga autoritetet 3 prej shqiptarëve u kapën. Olis Prifti, Mateo Barjami dhe  Ardian Meta janë 3 shqiptarët që u kapën sërish, ndërsa në kërkim është ende shqiptari Bledar Frroku dhe shtetasi pakistanez.

Greqia ngriti alarm rreziku pas arratisjes së tyre, të cilët ishin dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge.

4 shqiptarët dhe pakistanezi arritën të arratiseshin nga qendra e paraburgimit duke prerë hekurat në dritaren e tualetit dhe më pas u larguan me një makinë. Pas disa orësh policia greke gjeti automjetin me të cilin u larguan 5 të dënuarit pas arratisjes nga burgu i Chanias. Ata ishin transferuar nga burgu i Athinës për të vuajtur dënimin në Kretë.

 Ndonëse me profesion ishin kamerier, hidraulik dhe bojaxhi, 4 shqiptarët i ishin futur rrugës së krimit ku ishin për trafik droge, vjedhje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Po kush janë 4 shqiptarët që u arratisën nga burgu grek?

-Olis Prifti, 43 vjeç, banues nga Dropulli.  Profesioni i tij ishte kamarier, ndërsa u dënua në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme".

- Ardian Meta, 32 vjeç, nga Grabjani, Divjake. Profesioni i tij ishte bojaxhi.  Ai është dënuar me 24 vjet burg në 2017 për “grabitje”.  

-Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni i tij ishte hidraulik. Ai është dënuar në 2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe për “trafik lëndësh narkotike” dhe “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”.  

-Bledar Frroku, 33 vjeç, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni ishte bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Shijuan 'lirinë' për pak orë, kapen 3 shqiptarë nga 5 të arratisurit nga burgu grek

1644247173_j.jpg

Policia greke ka kapur 3 nga 5 të arratisurit mëngjesin e  sotëm nga një burg i Kretës. 4 shqiptarë dhe 1 pakistanez u arratisën nga burgu duke prerë hekurat e dritares së tualetit dhe u larguan me një makinë. Autoritetet vunë sërish në pranga 3 shqiptarët Olis Prifti, Mateo Barjami dhe  Ardian Meta janë 3 shqiptarët që u kapën sërish, ndërsa në kërkim është ende shqiptari Bledar Frroku dhe shtetasi pakistanez.

Ora 16:20
Me profesion kamerier, hidraulik dhe bojaxhi, por të dënuar për trafik droge dhe grabitje! Kush janë 4 shqiptarët dhe pakistanezi që u arratisën nga burgu grek

4 shqiptarët dhe një pakistanez që janë arratisen nga burgu në Hania të Greqisë janë identifikuar nga mediat greke.

-Olis Prifti, 43 vjeç, banues nga Dropulli.  Profesioni i tij ishte kamarier, ndërsa u dënua në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme".

- Ardian Meta, 32 vjeç, nga Grabjani, Divjake. Profesioni i tij ishte bojaxhi.  Ai është dënuar me 24 vjet burg në 2017 për “grabitje”.  

-Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni i tij ishte hidraulik. Ai është dwnuar në 2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe për “trafik lëndësh narkotike” dhe “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”.  

-Bledar Frroku, 33 vjeç, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni ishte bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.   

 

1644247173_j.jpg

Të arratisurit nga burgu

Olis Prifti

Ardian Meta
Ora 13:01
Shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi nga 29 deri në 43 vjeç, njëri ishte nga Dropulli! Sekuestrohet furgoni me të cilin u larguan

Policia greke ka gjetur automjetin me të cilin u larguan 5 të dënuarit shqiptarë pas arratisjes nga burgu i Chanias. Kjo është kamionçina që ato përdorën për t’u larguar nga paraburgimi i komisariatit. Burime thonë se të arrestuarit e arratisur kanë arritur të sharrojnë hekura në dritaren e tualetit të paraburgimit dhe janë arratisur. Ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike, një prej tyre është me inicialet O.P., 43 vjeç nga Dropulli dhe i dënuar për 6 vepra penale.

1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë