Veliaj: Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën? Mos votoni ata që paguhen nga rusët për ta çuar Shqipërinë mbrapa

Drejtuesi i Partisë Socialiste të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar nga Lapraka se shumicën e demokratëve nuk i lidh asgjë me Ilir Metën. Duke ironizuar faktin se në fletën e votimit atyre u ofrohet të votojnë Ilir Metën dhe jo PD, Veliaj tha se ky është një poshtërim që bëhet nga dyshja Meta-Berisha, secili për hallet e veta. 

“Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën? Shqipëria i dha gjithçka Ilir Metës, president, kryeministër, ministër, gjithë jetën deputet. Saliut president, kryeministër, gjithë jetën deputet. Shqipëria u ka fal këtyre gjithçka. Dhe na doli që Ilir Meta paska qenë fuks, sigurims, 2-lekësh që shkonte spiunonte shokët. Dhe ka hall se preket nga ligji që spiunët dhe non gratat nuk vazhdojnë dot në politikë. Po a është ky halli ynë? Pse ky është halli ynë, kush ka qenë fuks? Ky është halli ynë, kush është non grata?”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se më në fund u zbulua edhe se nga dolën paratë me të cilat Berisha hapi fushatën në stadium.

“Për të gjithë ata që thonë ku i gjejnë këta lekët, - këta nuk janë as në KQZ, këta nuk marrin as nga buxheti i shtetit, e patë përgjigjen? Rusët çojnë te llogaria e Monikës çdo muaj paratë e tyre. Si ka mundësi nga 3 milion llogari bankare që janë në Shqipëri i ra lloto Monikës? Pse nuk ju sjellin rusët ju? Pse nuk çohet Putini një ditë në mëngjes dhe të thotë “sot në Kremlin do bëjmë të lumtur një njeri në Laprakë dhe do t’i çojmë 15 mijë euro që të habitet në mëngjes dhe t’i gjejë te llogaria vet”. Si ka mundësi që llotaria e Kremlinit i bie vetëm këtyre?! Paguhen nga rusët për ta çuar Shqipërinë mbrapa. Ne do votojmë PS që Shqipërinë ta çojmë vetëm përpara,” deklaroi Veliaj.

Në fund ai tha se demokratët do refuzojnë të votojnë në kutinë e Ilir Metës.

“Në fletë të votimit thuhet, koalicioni i tyre, Ilir Meta. Saliu po bëhet gazi i botës, lolo atje vetëm në stadium, po bëhet gazi i botës dhe i thotë demokratëve: “Votoni Ilir Metën”. A ka poshtërim me të madh që i bëhet çdo demokrati, që njeriu që ka dhunuar më shumë të djathtën, që ka fyer më shumë demokratët, që ka përçudnuar dhe sabotuar çdo qeverisje të së djathtës në Shqipëri, sot i thuhet votoni Ilir Metën, sepse në fletë votimi kandidatët, emri, kryesia e atij koalicioni të non gratave dhe fuksave është e Ilir Metës. Nëse ka demokrat që pranon të fyhet në këtë mënyrë, unë nuk kam çfarë them më. Por di të them se shumica e demokratëve që njoh, nuk i lidh asgjë me Ilir Metën, nuk i lidh asgjë me non gratën,” u shpreh Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
‘Ç’a hallesh ka Saliu?’, Veliaj: 80 vjeç u bë lolo në stadium, e lanë edhe ata të partisë së vet

 

Nga Njësia 11, në Laprakë, ku u ndal në takimin e radhës me banorët e Tiranës kandidati socialist, Erion Veliaj u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë hallet e tyre personale dhe nuk kanë menduar kurrë për problemet e qytetarëve.

“Ç’a hallesh ka Saliu me Ilirin? Janë duke u matur me ne për shkollat, se kur rezultati është 40 me 0, jo 8 me 2, jo, por 40 me 0?! Kur zihen për pemët dhe më thonë mua, jo, s’ke mbjellë një milionë. Po sa kam mbjellë? 900 mijë? Po mirë more, shyqyr erdhi dita të flasim për mbjellje pemësh dhe jo për mbjellje sherri. Nuk kanë ata hall as pemët, as kopshtet, as çerdhet, se po të kishin këto halle do kishin bërë një kopsht, një çerdhe, një shkollë në ato vite që kanë pasur ata Tiranën. Ata kanë një hall, që është halli i Saliut, që është non grata dhe që nuk shkon deri në Rinas. Ne kemi njeriun që ishte më i fuqishmi në vend, që nuk kalon dot aeroportin. Ky është halli,” u shpreh ai.

Ai tha se Berishën e braktisën edhe vetë demokratët, duke e lënë të vetmuar në fjalimin e tij në stadium.

“E patë si rrinte në stadium? Tek pullë. Rri burri 80 vjeç tek pullë, duke iu folur karrigeve? Po sa është për të qeshur, është edhe një mesazh shumë i fortë se shumica e demokratëve vajtën për të parë stadiumin. 80 vjeç u bë lolo në stadium. E lanë edhe ata të partisë tënde. Mesazhi që po na japin demokratët është se janë gati të bashkohen, të provojnë diçka të re, të shkojnë përpara se në asnjë shtëpi nuk shkohet me indietro. Me indietro mund të dalësh nga parkimi, por nuk shkon dot as në shtëpi. Provoni të shkoni në shtëpi mbrapsht, duke ecur mbrapsht! I kemi rregulluar pjesën më të madhe të trotuareve e të rrugëve, por gjasat janë që, ose do vonoheni shumë, ose do rrëzoheni rrugës, se mbrapsht nuk bëhet progres. Vetëm përpara,” deklaroi Veliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 22/04/2023 22:06

    ju socialistet keni nje ves, qe i shpallni opoziten tradhtare dhe spiune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç