Veliaj dënon sulmin ndaj Nikollës:
Saliu vrau, ndërsa Luli fjeti gjumë

Veliaj dënon sulmin ndaj Nikollës:<br />Saliu vrau, ndërsa Luli fjeti gjumë
Nga Njësia nr. 7 në Tiranë gjatë diskutimit të projektbuxhetit të ri të bashkisë, Erion Veliaj ka dënuar sulmin me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
 
Veliaj u shpreh se sistemi i ri arsimor është meritë e Lindita Nikollës, ndërsa ministrja sipas tij ka qëndruar pranë çdo qytetari gjatë përmbytjeve.
 
Kryebashkiaku deklaroi se nëse bën punë dhe reforma do të kritikohesh, formula e Saliut ishte vrasja e kundërshtarëve në protesta, ndërsa e Lulit duke fjetur në bashki për 4 vite.
 
“Në një qytet të civilizuar ne diskutimet i bëjmë si njerëz të civilizuar. Por le të mos bëjmë atë gabim që kanë bërë shumë të tjerë nga kjo fryma populiste që mendojnë se diskriminimi publik dhe fyerja publike e dikujt mund të shuajë kontributin e Linditës.
 
Kur të mbarojë gjithë turfullimi edhe të gjithë të nxjerrin mllefin dhe helmin që kemi dhe kur të arsyetojmë si njerëz normale është shumë e arsyeshme të bëjmë një krahasim të thjeshtë.

 
Si ishin protestat kur kemi qenë bashkë në shumë prej jush, e sesi studentët flakeshin dhe sesi merreshin jetën në qafë.  

Formula jonë është të diskutojmë dhe të punojmë, ndërsa e Berishës ishte vetëm dhuna dhe vrasja e kundërshtarit në protestë, ndërsa Luli fjeti gjumë në bashki dhe keshtu nuk kritikohej, pasi nuk beri asgje”, tha ai ndër të tjera.
 
Më pas Veliaj u ndaj te buxheti i ri duke diskutuar me qytetarët për prioritetet, mbledhjen e taksave dhe borxhet që la bashkia.
 
“Do të listojmë disa projekte kryesore. Por ashtu si në cdo shtëpi, do të caktojmë ku do të bëjmë investimet fillimisht.
 
E gjetëm Bashkinë me 53 milionë dollarë borxh, sa 127% e buxhetit të bashkisë, sot kemi larë 60% të borxhit.
 
Por nuk po laj borxhet e Lulit, por të Tiranës, që të marrë frymë ekonomia.
 
Lajmi i dytë i mirë ishte që kemi rritur të ardhurat që kemi mbledhur, trajtim njëlloj për të mbushur arkën e bashkisë
” deklaroi ai.
 
Gjithashtu Veliaj premtoi se do të përfundojnë para vitit të ri dy kënde lodrash te Njësia 7.
 
Kur vjen puna te fëmijët nuk ka të majtë dhe të djathtë, edhe pse u munduan të na përçanin.
 
Gjithë sherri te këndi i lojërave te liqeni ka një të mirë, pasi u mobilizuam duke mos iu kthyer dhunës me dhunë, por me punë
” tha kryebashkiaku. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)