TIRANE - Në vigjilje të Vit të Ri , Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ka zhvilluar një ndeshje futbolli me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”. Ndeshja u zhvillua mes dy skuadrave , njera perfaqësonte femijët e “Zyber Hallullit” së bashku me ministrin ndërsa skuadra kundërshtare ishte ajo e medias.

Ministri Veliaj ka uruar edhe një herë të gjithë fëmijët e kësaj shtëpie për festat e fundvitit. Ndërsa Drejtoresha e shtëpisë "Zyber Hallulli", Zhaneta Beqiri ka falenderuar për investimin e bërë në fushën e kaolçetos.

"Vjet për Vit të Ri mbaj mend që kërkesa për kte vit ishte që të kishim një fushë futbolli, fushë kalceto, kshu që më vjen mire që ekipi i cunave super të talentuar "Messi-t dhe Ronaldo-t" që ne kemi këtu sot kanë sot fushen e tyre dhe më vjen mire që jo vetëm fusha palestra po i gjithë kompleksi i Shtëpisë së Fëmijës Tiranë të jetë një qendër komunitare që të ndihmojë edhe për fëmijët e tjerë të zonës duke ditur që Tirana ka shumë pak hapësira të tilla sidomos hapësira të tilla të mbrojtura për fëmijët dhe me vjen mirë që kjo hapësirë këtu ësht jo vetëm në dobi të gjithë fëmijëve që kemi në shtepinë e fëmijëve po është në dobinë për gjithë komunitetin këtu në rrugën e Elbasanit." tha Veliaj

"Fusha e sportit është një mjedis tjetër i ri që ju shtua femijëve në këtë fundvit. Në emër të gjithë fëmijëve i falenderojmë Loritanin për dhuratën e bukur dhe kaq të dobishme që i bëri fëmijve tanë." tha drejtoresha Zhaneta Beqiri

Në fund të ndeshjes rezultati ishte 8 me 2 për fëmijët e Zyber Hallullit të cilëve në fund ju dhurua edhe kupa e kampionëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)