Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Frida Krifca, inspektuan përfundimin e punimeve të rrugës, e cila është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Veliaj tha se rruga e re krijon një lidhje të jashtëzakonshme të komunitetit me zonat përreth.

“Është një rruge, e cila ka qenë kërkesë e komunitetit prej 30 vitesh. Fillimisht, dua të kërkoj një ndjese sepse ka qenë një rrugë e planifikuar që në vitin 2019, por ndodhi tërmeti dhe na u desh të rialokonim disa fonde për t’ië bërë ballë asaj sfide. E planifikuam sërish, por pastaj ndodhi pandemia. Kjo është e treta e vërteta. Tani mund të them se kemi ardhur me kokën lart sepse kemi bërë një lidhje të jashtëzakonshme mes Lundrës, Farkës së Vogël, Farkës së Madhe, deri në Dajt dhe Surrel”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se gjatë pranverës fokusi do të jetë te përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale.

“Në këtë periudhë të pranverës jemi fokusuar te periferia. Zakonisht në Tiranën qendrore ne fokusohemi gjatë kohës së verës, kur qyteti është zbrazur, duke qenë se shumë qytetarë shkojnë me pushime. Në Tiranën rurale punohet më kollaj gjatë pranverës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se falë këtyre investimeve, është rritur vlera e pronës për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike.

“Fakti që çmimi i pronave ka kërcyer ende pa mbaruar puna, vërteton atë që themi se kur vjen rruga, vjen zhvillimi, dhe kur vjen investimi i bashkisë, rritet vlera e pronës. Nuk ka rëndësi si kanë votuar njerëzit, edhe pse unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen masive që kemi marrë në Farkë, Petrelë edhe Bërzhitë. Sido që të kenë votuar, vetëm duke ndenjur në shtëpi, iu është rritur vlera e shtëpisë. Kemi takuar njerëz nga Dibra, nga Kukësi, sigurisht dhe ata që janë “den baba den” vendalinj dhe unë besoj se kjo është tamam një rrugë përbashkuese e të gjithëve”, nënvizoi ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të ruajtur investimet e realizuara, ndërsa siguroi se cilësia e ndërtimit është e njëjtë kudo.

“E vetmja kërkesë që kam për banorët, është që ta ruajmë këtë investim. Është një investim që është bërë me shumë mund”, tha ai.

Deputetja Frida Krifca shtoi se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur për komunitetin.

“E kishin kërkesë për të rritur cilësinë e jetesës së tyre, të investimeve të tyre, të shtëpive të tyre, edhe të objekteve tregtare që ata kanë në këtë lagje. Kjo rrugë shkon deri në Dajt, duke u kthyer edhe një alternativë për rrugën kryesore që kanë edhe qytetarët e tjerë të Tiranës, edhe si një rrugë piktoreske shumë të bukur. Faleminderit për gjithë punët e tjera që do të bëni në Farkë, në Petrelë, në Baldushk dhe në të gjithë zonat e tjera rurale të Tiranës”, deklaroi Krifca.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po vijon me investimet edhe në shumë zona të tjera të kryeqytetit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por jo vetëm.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Formacionet e Juventus - Milan! Leçe barazon 1-1 ndaj Monzës, Lazio në mbrëmje

Serie A/ Formacionet e Juventus - Milan! Leçe barazon 1-1 ndaj Monzës, Lazio në mbrëmje