Veliaj dhe kryebashkiaku i Rotterdamit apel tifozëve: Të shijojmë atmosferën dhe të respektojmë qytetin

Veliaj dhe kryebashkiaku i Rotterdamit apel tifozëve: Të shijojmë atmosferën dhe të respektojmë qytetin

Erion Veliaj dhe Ahmed Aboutaleb

Pak orë para finales së madhe në “Air Albania”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb. Dy kryebashkiakët vlerësuan atmosferën festive të krijuar në kryeqytet dhe u bënë thirrje tifozerive që të respektojnë qytetin dhe autoritetet vendore.

“Njësoj si ne, që jemi kryetarët e bashkive, Tirana dhe Roterdami kanë një super marrëdhënie dhe super respekt për njëra-tjetrën. Ne kërkojmë që edhe tifozët, sportdashësit, si të Feyenoord-it, edhe të Romës, të ruajnë të njëjtin shpirt respekti, një frymë të kujdesit të ndërsjellë, jo vetëm për tifozeritë respektive, por sigurisht edhe për qytetin, që është një qytet mikpritës. Dua shumë që të respektojmë autoritetet lokale, të respektojmë estetikën e qytetit, pastërtinë e qytetit dhe policinë”, nënvizoi Veliaj.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë ngushtë dhe me homologët e tyre holandezë dhe ata italianë. Kreu i Bashkisë theksoi se një minorancë e vogël e tifozerive nuk do të shuajnë frymën e 99% të shumicës së tifozëve, që duan të shijojnë garën sportive dhe qytetin.

“Sot kemi një bashkëpunim me policinë shqiptare, me policinë holandeze, policinë italiane, që vjen gjithashtu për të siguruar mbarëvajtjen e punëve. Duam që autoritetet të respektohen, që qyteti të respektohet dhe duam që ne si mikpritës, të respektohemi gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që të kalojmë mirë, por pa e tepëruar. Unë besoj se një minorancë e vogël e tifozerive nuk do të shuajë frymën e 99% të tifozëve, që të kalojnë mirë, të shijojnë Tiranën dhe të shijojnë shpirtin sportiv që sjell kjo kupë unike për qytetin tonë”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, i cili vjen për herë të dytë në Tiranë, u bëri thirrje tifozëve holandezë që të respektojnë rregullat në Tiranë. Ai vuri në dukje transformimin e madh që ka pësuar kryeqyteti shqiptar.

“Kjo është hera e dytë që e vizitoj Tiranën. Ky qytet ka bërë një progres të madh, të paimagjinueshëm në shumë drejtime, nga hera e fundit që kam qenë këtu. Është shumë bukur që UEFA vendosi ta organizojë këtë ndeshje ne Tirane. Shumë bukur që kjo ndeshje do të bëhet këtu, në një vend si ky, që e dashuron futbollin. Jam i lumtur që kanë ardhur shumë njerëz nga Rotterdami, nga Hollanda, edhe njerëz që nuk kanë gjetur bileta. Prandaj, jam shumë i lumtur që Tirana ka bërë një përpjekje kaq të madhe për të ngritur zonat e tifozerisë ngado, ka vendosur ekrane në pika të ndryshme, në mënyrë që njerëzit të mund të ndjekin ndeshjen”, tha ai.

Kryebashkiaku i Rotterdamit shtoi se është e rëndësishme që tifozët të mbështesin skuadrën duke u sjellë mirë. “

"Ne do të brohorasim, do të gëzojmë, do të kërcejmë, do të bërtasim për të mbështetur skuadrën tonë derisa të na dhembë fyti. Njëkohësisht është e rëndësishme që të gjithë të sillen mirë. Ne jemi miq këtu dhe kur të mikpresin si mik, duhet të sillesh me mirësjellje. Duhet të bindesh udhëzimeve të forcave të rendit. Kënaquni në këtë qytet, moti është i bukur, hani e pini me karar dhe mbi të gjitha, prezantohuni e përfaqësoni Rotterdamin sa më mirë. Ne jemi njerëz që dimë të sillemi kur na mikpresin kudo në botë dhe jo më pak e rëndësishme, ne e këshillojmë njëri-tjetrin kur dikush shkel rregullat. Unë kam besim se ju të gjithë do të më ndihmoni ta përfaqësojmë sa më denjësisht Roterdamin këtu sot”, përfundoi Aboutaleb.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?



×

Lajmi i fundit

John

Rikthehet si drejtor Denion Mejdani, i biri i presidentit Rexhep Mejdani! Emërohet në krye të Qendrës për Rehabilitimin e të Kthyerve nga Aktiviteti Terrorist