Veliaj dhe kryebashkiaku i Zagrebit vizitojnë Piramidën: Çlirimi i kësaj ndërtese, një nga betejat kryesore për urbanizmin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç vizituan Piramidën, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

Veliaj tha se punimet te Piramida e Tiranës janë në fazën finale dhe do të hapet së shpejti, për të mirëpritur mbi 5000 nxënës të apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

“Jemi në kohën kur po mbjellim shkurret dekorative, lulet, do të vendosim kambanoren që u bë me gëzhojat e ngjarjeve të ‘97, si simbol i paqes. Secili prej kubave do të marrë një ngjyrë të veçantë, që fëmijët ta gjejnë më kollaj klasën. Kjo ndërtesë, e cila deri dje përlëvdonte të kaluarën, komunizmin, sot promovon të kundërtën, jo izolim, por hapje, jo opresion, por çlirim. Unë besoj se çlirimi i kësaj ndërtese ka qenë një nga betejat kryesore që kemi pasur për urbanizmin e qytetit, dhe ju jeni një nga të parët që keni mundësinë të futeni në këtë kantier, deri sa për pak javë ta hapim për publikun. Këtu fitojmë jo vetëm një superndërtesë me 23 kubat që e shoqërojnë, por edhe një superpark, për të rikthyer një tjetër hapësirë të gjelbër në Tiranë”, tha kryebashkiaku Veliaj. 

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviç u shpreh se puna e bërë me Piramidën e Tiranës është mbresëlënëse. “Është mënyra e duhur për t’u përballur me historinë e vështirë, jo ta fshijmë, por ta konvertojmë atë, duke parë drejt së ardhmes. Nuk ka një mënyrë më të mirë për të parë nga e ardhmja, sesa përmes edukimit. Të investosh, për ta përdorur këtë pjesëz të historisë së vështirë, për t’u përballur me të shkuarën, por gjithashtu duke parë drejt së ardhmes të fëmijëve, kjo është mënyra më e mirë për t’u përballur me historinë. Ndaj, përgëzime!”, u shpreh kreu i Bashkisë së Zagrebit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës