Veliaj dhuron plazmën për kurimin e të prekurve nga COVID19, u bën thirrje edhe të tjerëve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit pranë Bankës së Gjakut në QSUT për të dhuruar plazmën e gjakut, e cila ndihmon në kurimin e të prekurve të tjerë me Covid-19. Veliaj shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo, ku shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata qytetarë shembullorë që e kanë dhuruar plazmën, si dhe bëri thirrje që t’u bashkohen edhe të tjerët, që e kanë kaluar infeksionin.

U bëj thirrje edhe 6 mijë të tjerëve që, ashtu si unë, e kanë kaluar Covid-19, ta dhurojnë plazmën. Nuk është bukur që të kemi vetëm 50 dhurime, ndaj lipset që ta dhurojnë edhe këta 6 mijë që kanë krijuar antitrupa. Ju lutem dhuroni, dhuroni, dhuroni! Është një mjet shtesë, jo i vetmi mjet, por një tjetër armë për ta fituar këtë luftë”, tha Veliaj.

Veliaj vlerësoi sakrificën e bluzave të bardha, si dhe gatishmërinë e të gjithë sistemit publik shëndetësor. “Unë jam një avokat i madh i shërbimeve publike, që ofrohen në vendin tonë. Djali im lindi në një spital publik, por edhe unë, pasi dola pozitiv me Covid-19, u referova nga mjeku i familjes dhe u ndoqa nga sistemi publik. Nëse ne që drejtojmë nuk besojmë te publikja, atëherë sigurisht edhe dikush tjetër e humbet besimin. Kështu japim besim se publikja mund të funksionojë sepse ne mund të kemi shkolla publike më të mira, çerdhe më të mira publike, kopshte më të mira publike, spitale më të mira publike”, deklaroi ai.

Në nisje të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe UNICEF-in, do të nisin një fushatë ndërgjegjësimi dhe trajnimi me fëmijët nëpër shkolla e kopshte. “Me fillimin e shkollës, të cilën mezi e pres, patjetër do të përballemi me një rritje nga fluksi i fëmijëve që, ndoshta vetë e kalojnë dhe bëhen mbartës të virusit, por ama është rrezik edhe më i madh fakti që rrisim një brez, i cili rri tërë kohën ngjitur pas kompjuterit, pas telefonit dhe nuk di të ndërveprojë. Ajo që kemi zbuluar është se injoranca dhe padija bëjnë shumë e më shumë dëm se virusi i radhës”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj apeloi për një kujdes të shtuar në lidhje me respektimin e masave për të fituar betejën ndaj Covid-19. “Nuk ka trimëri të rrahësh gjoksin dhe të thuash se nuk të kap Covid-i. Njoh qindra prej tyre që vuajnë nga stigma dhe nuk e pranojnë se janë të infektuar, a thua se kanë bërë mëkat. Mëkat është të vjedhësh, të vrasësh, të shash, jo të sëmuresh. Ndaj, për sa kohë që ky nuk është mëkat, nuk është gabim dhe as faj, më mirë pranojeni, që familjarët, rrethi  juaj shoqëror, të mos rrezikohen”, tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jetmir: 10/09/2020 18:11

    Tani jo vetem qe duhet te merakosemi se mos semuremi, por nese, larg qofte, behemi per terapi plazme, se mos marrim edhe gjakun e ketij.

    Përgjigju
  • Kape: 10/09/2020 16:38

    Sa teater i shpifur. -Eri e di populli qe eshte teater! -Mos u lodh kaq shume per Tiranen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje