Veliaj: Do të bëjmë 25 shkolla që
të  lirohemi mësimi me dy turne

Veliaj: Do të bëjmë 25 shkolla që<br />të  lirohemi mësimi me dy turne
Kryebashkiaku Erion veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit të fëmijëve ka premtuar ndërtimin e 25 shkolla pë të shmangur mësimin me dy turne.
"Pra, me këtë ritëm, do bëheni ju sa mosha ime, do vini ju kryetarë bashkie dhe prapë s’do jenë bërë shkollat në Tiranë. Kjo ka një shpjegim. Duke qenë se unë nuk e di nëse të gjithë keni lindur në Tiranë ose prindërit tuaj kanë lindur këtu, por si qyteti më i madh është edhe vendi ku kanë ardhur më shumë njerëz nga çdo zonë tjetër e Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse numri i popullsisë dhe numri i fëmijëve është rritur shumë më shpejt se numri i shkollave dhe ne duhet të marrim një vendim se si ne të mos bëjmë një apo dy shkolla, por duhet të bëjmë nga 20-25 shkolla, që ne të lirohemi nga godinat arsimore me dy turne"-tha Veliaj

Fjala e plotë e Veliajt në Komsion
Unë besoj se nuk mund të kishim një Vit të Ri dhe një fundvit, nëse nuk do të kishim organizuar këtë Këshill Bashkiak për fëmijët e Tiranës. Ne kemi një Këshill Bashkiak që është me politikanë që marrin vendime, që janë zgjedhur me votë; ne kemi një Këshill Bashkiak që është për të rinjtë, i cili u mblodh para ca ditësh për buxhetin për rininë; kemi një Këshill Bashkiak për të moshuarit të cilët po ashtu janë mbledhur këtu; por dua t’ju them se nga të gjithë këto këshillat e Bashkisë për të gjithë grupmoshat, ky është më i bukuri dhe më energjik e pozitiv se gjithë takimet që bëhen në këtë sallë.
 
Ne kemi në Bashkinë e Tiranës një filozofi shumë të thjeshtë, që një Tirana të jetë një qytet i mirë, pra edhe i ëndrrave të mia. Nëse unë do të vizatoja qytetin e ëndrrave të mia është që kur të kem mbaruar këtë punë, Tirana të jetë i mirë si për një njeri që është 7 vjeç, edhe për një njeri që është 70 vjeç. Në qoftë se Tirana është shumë i mirë për fëmijët dhe shumë i mirë për të moshuarit, do të thotë që qyteti është i mirë edhe për të gjithë ata që janë mes moshës 7 dhe 70 vjeç. Kjo sepse kur je 7 vjeç është mosha e cila ke vajtur në klasë të parë, ndoshta ecën edhe i pashoqëruar, e hap vetë shtëpinë, mund të dalësh me shokët pa qenë i shoqëruar nga prindërit poshtë pallatit ose në një park, dhe mosha 70 vjeç është mosha kur sapo ke dalë në pension. Një qytet që tregon respekt dhe është i jetueshëm edhe për 7, edhe për 70 vjeç. është qyteti që unë kam për ëndërr.
 
Një nga arsyet pse doja ta bënim këtë takim është që t’ju falënderoja shumë. E di që ju thoni, për çfarë po na falënderon ky, se ne nuk kemi bërë ndonjë gjë për Bashkinë?! Pa e ditur, në fakt keni bërë. Në Bashkinë e Tiranës nuk ka aleat më të fuqishëm së fëmijët për shumë nga nismat që ne kemi ndërmarrë. Për nismën e “Ditës pa Makina”, aleatët kryesorë nuk kanë qenë prindërit, të gjithë prindërit duan të rrinë në timon dhe disa ankohen e thonë: “ngelëm këtu në trafik”. Ndërkohë që prindërit harrojnë se nuk kanë ngecur, ata janë vetë trafiku, në momentin që përdor trafikun për çdo 200 metra.
 
Ka shumë të tjerë që ndoshta “Ditët pa makina” nuk i kanë pëlqyer, por një gjë është e sigurt: 100% e fëmijëve e kanë mbështetur Ditën pa Makina dhe jo vetëm kaq, por kanë sensibilizuar prindërit e tyre që për distanca të shkurtra, që për të kryer lëvizje të vogla ose të ecin, ose të përdorin biçikletën apo patinat. Dua t’ju falenderoj shumë sepse aleatët kryesorë që ne të fitojmë betejën kundër makinave në Tiranë janë fëmijët, çunat e gocat e vegjël të Tiranës.
 
Kam edhe një falënderim të dytë për një aksion tjetër shumë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës dhe fëmijët kanë qenë përsëri aleatët tanë kryesorë. Ka të bëjë me pastrimin. Unë eci në Tiranë përditë dhe nuk kam parë ende një fëmijë që të hedhë plehrat në tokë. Ende nuk kam parë një fëmijë që të të urinojë vend e pa vend siç bëjnë ca të rritur dhe i gjithë problemi në Tiranë nuk na vjen nga fëmijët. Fëmijët në Tiranë janë sot shumë më të kulturuar se të rriturit dhe në pjesën më të madhe, ajo që kam parë është së fëmijët jo vetëm nuk ndotin, por janë të parët ata që vijnë si vullnetarë dhe që marrin një qese, veshin dorezat dhe e mbushin me plehra, që në fakt i bëjnë të rriturit, nuk i bëjnë fëmijët.
 
Më ka qëlluar disa herë në Tiranë, kur kam parë fëmijët që u bëjnë vërejtje të rriturve që hodhën një qese, një mbeturinë në tokë, që bënë një ndotje dhe shumë shpesh shoh fëmijë që i kapin të rriturit prej xhakete dhe u thonë: “Merre pastroje, sepse në një bashki me edukatë, në një bashki të pastër nuk bëjmë kështu gjërash!” Ndaj, edhe për gjithë aksionet e pastrimit, unë e di që aleancën më të fuqishme, Bashkia e ka me fëmijët e qytetit dhe dua shumë që ne ta vijojmë këtë aleancë, edhe për “Ditët pa Makina”, edhe për ta mbajtur qytetin xixë, siç kemi filluar ta bëjmë këto ditë.
 
Unë besoj se në këtë fundvit, ne nuk duhet të kënaqemi vetëm me gjërat që kemi bërë, kemi shumë gjëra që duhet të bëjmë. Ju dëgjuat dje, ndoshta për ata që dëgjojnë pak nga lajmet apo prindërit kur flasin në shtëpi, ne do të nisim një projekt shumë të madh për shkollat në Tiranë. Më vjen mirë që jeni përfaqësues nga disa shkolla, por unë e di që jo të gjitha janë shkollat e ëndrrave tona. Asnjë nuk ka ëndërr të shkojë në një shkollë me dy turne, edhe paradite, edhe pasdite; askush nuk ka ëndërr që të rrijë në një bankë me katër vetë. Problemi është se nuk mjafton vetëm ta dish se çfarë nuk shkon, por duhet t’i japësh edhe një zgjidhje dhe ne kemi ofruar një zgjidhje: Që gjithë fëmijët e Tiranës të kenë shkolla, ne na duhet të shtojmë numrin e shkollave. Me lekët që ka Bashkia e Tiranës dhe që ka pasur historikisht, ne mund të bëjmë maksimumi 1 deri në 2 shkolla në vit, ndërkohë që shkollat me dy turne në Tiranë janë rreth 80.
 
Pra, me këtë ritëm, do bëheni ju sa mosha ime, do vini ju kryetarë bashkie dhe prapë s’do jenë bërë shkollat në Tiranë. Kjo ka një shpjegim. Duke qenë se unë nuk e di nëse të gjithë keni lindur në Tiranë ose prindërit tuaj kanë lindur këtu, por si qyteti më i madh është edhe vendi ku kanë ardhur më shumë njerëz nga çdo zonë tjetër e Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse numri i popullsisë dhe numri i fëmijëve është rritur shumë më shpejt se numri i shkollave dhe ne duhet të marrim një vendim se si ne të mos bëjmë një apo dy shkolla, por duhet të bëjmë nga 20-25 shkolla, që ne të lirohemi nga godinat arsimore me dy turne.
 
Kjo është arsyeja pse ne u kemi kërkuar të gjithë prindërve tuaj, që pa ndryshuar buxhetin dhe pa ndryshuar taksat, ajo taksë që ishte për gjelbërimin të jetë e njëjta shumë që është, vetëm një kafe në muaj, por të mos jetë për gjelbërimin, por të jetë për shkollat. Jo se nuk e duam gjelbërimin, por kemi gjetur sot edhe mënyra të tjera se si ta shtojmë gjelbërimin, me kompani të ndryshme, me fondet e qeverisë apo me buxhetin e infrastrukturës. Pra, kur bëjmë rrugët, bëjmë edhe gjelbërimin dhe e njëjta shumë parash pa u ndërruar, ne u kërkojmë prindërve të Tiranës që për fëmijët e tyre të na ndihmojnë që ky buxhet, vetëm t’i ndryshojë emërtimi dhe ne ta përdorim për të bërë shumë shkolla vitin tjetër dhe kështu çdo vit.
 
Është e vetmja mënyrë se si ne mund të zgjidhim çështjen e shkollave me dy turne dhe të sigurohemi që në vizatimet e vitit tjetër mund të kemi prapë kërkesa, por jo për shkolla, sepse duhet të fillojmë pak nga pak dhe ta zgjidhim.
 
Kemi nga një dhuratë për secilin prej jush, te pema e Vitit të Ri, tek zyra e kryetarit, edhe për t’ju falënderuar sepse vërtet jeni vullnetarë por edhe vullnetarët duan një stimul.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)