Veliaj:Do të rehabilitojmë Kishën
237 vjeçare të Shën Prokopit

Një projekt i Bashkisë së Tiranës parashikon rehabilitimin e Kishës 237-vjeçare të Shën Prokopit. Ndërkohë në Parkun e Liqenit të Tiranës vijon aksioni i mbledhjes së pemëve.

Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës, e ndërtuar në vitin 1780, do të rikonstruktohet. Lajmin e mirë për besimtarët në këtë prag Krishtlindjesh e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit për mbjelljen edhe të 100 pemëve të tjera në park.

“Kemi marrë një vendim për ta rikthyer kishën siç ka qenë, për t’u siguruar që jo vetëm komunitetet e besimit, por edhe Liqeni që është ndërtuar rreth kishës së Shën Prokopit, të kthehet në identitet të plotë,” tha Veliaj.

Bashkë me kompleksin e Amfiteatrit, rregullimin e Varrezave të Ushtarëve, fushat e reja sportive multifunksionale dhe rrugicat e reja “1000 selvitë”, them që kemi krijuar një xhevahir të vogël në Tiranë,” tregoj Veliaj.

Duke u ndalur tek aksioni për mbjelljen e 100 pemëve të reja, kryebashkiaku Veliaj tha se dhurimi i pemëve të reja nga qytetarë dhe donatorë, ka arritur në 20 mijë.

“Ka qenë muaji rekord i dhurimit të pemëve, vetëm në Bashkinë e Tiranës, duke marrë parasysh edhe parqet, edhe pjesët e mbjelljeve brenda qytetit, kemi pasur mbi 20 mijë pemë të dhuruara, përtej fondit që ka vetë Bashkia.

Do të thotë që njerëzit kanë përdorur atmosferën e festave, sebepet familjare, një lindje, një ditëlindje, një përkujtim, për t’i dhënë qytetit një pemë dhe për t’i përkujtuar njerëzit në gëzimet apo hidhërimet e tyre, përmes një peme apo një stoli,”
shpjegoj Veliaj.

“Rruga e 1000 Selvive”, ashtu si ka hyrë në memorien kolektive të kryeqytetit, është nga të parat monumente të gjelbra në park dhe daton në vitin 1959.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos