TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi për protestën e biznesit të vogël, duke thënë se pati një bisedë me tregtarët e vërtetë për të negociuar me ta. Veliaj theksoi fjalën "tregtarë të vërtetë" pasi tha se në mesin e protestuesve ka edhe disa drejtorë të Partisë Demokratike që organizojnë protestën "që ju vjen era naftë", siç theksoi kryebashkiaku.
"Sapo kam komunikuar me disa prej tyre, ata që besoj se janë tregtarë të vërtetë sepse duhet të pranojmë që, kur dy drejtorë të Sali Berishës, që drejtonin punët e naftës në vend organizojnë protestën e tregtarëve të vegjël, kjo vjen pak erë. Vjen era naftë dhe vjen era padrejtësi. Duke qenë se bashkia nuk merret me punët e naftës, drejtorët e naftës së Saliut, sigurisht që, kanë trokitur në derën e gabuar", - tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se nuk ka dalë jashtë premtimeve elektorale që ka dhënë, pasi taksat për biznesin e vogël janë zeruar.
"E dyta, ka të bëjë me tregtarët e lokaleve. Bashkia ku kemi qenë dëshmitarë i ka zeruar taksat e biznesit të vogël. Do të thotë që, çfarë bën secili brenda lokalit të vet e ka taksën 0,do të thotë gjithë veprimtaria dhe aktiviteti tregtar brenda lokalit të vet, është 0", tha ai.
Por duke ju referuar taksës që bizneset duhet të paguajnë kur zënë një hapësirë publike, e cila shkon deri në 10-fishim, Veliaj tha se është kërkesë e qytetarëve dhe e drejtë e tyre që të kenë të lira hapësirat publike. Ndaj në rastet e zaptimit të tyre, siç janë tavolinat e lokaleve, Veliaj theksoi: "Në momentin që del jashtë lokalit, kjo është një hapësirë publike. Unë i sfidoj, siç jemi tani, të ecim bashkë dhe të shikojmë se si zihet hapësira publike, edhe në këtë rrugë. E di pse zihet? Sepse nuk kushton asgjë. Një gjë që nuk kushton, ti shkon dhe e zë se nuk ke të paguash..
Gazetarja: Ku u bazuat për 10-fishimin e taksës?
Ajo që ne kemi vënë re është në të gjitha qytetet, besoj se secili ka udhëtuar njëherë jashtë, kushton hapësira publike. Fakti që është publike nuk do të thotë që është pa zot. Ajo që ne kemi kërkuar është që secili të paguajë për 1 metër katrorë, për 1 tavolinë me 4 karrige, të paguajë 500 lekë të vjetra në ditë.
Jam 100% i vërtetë, premtova që do të lirojë trotuaret, ka filluar lirimi i trotuareve. Premtova që qytetarët do të marrin mbrapsht hapësirën publike, që ua zënë njerëzit dhe po ua jap mbrapsht hapësirën publike. Ju më flisni për disa tregtarë, ku një koktejl në bllok është 8 mijë lekë dhe nuk paguajnë 500 lekëshin. Janë tregtarë të tipit VIP, nuk janë më biznes i vogël . Ajo që po u them është që dua të bëhet edhe avokatia e atyre 99% e njerëzve që nuk zënë hapësirë publike. Një grua me karrocë duhet të kalojë në trotuare dhe e ka zënë ky sepse pagesa është falas. Për sa kohë që ai s'paguan, ai e zë të gjithën. Atëherë ne çdo bëjmë?! Për çdo grua që kalon në trotuar do t'i vëmë nga një polic nga mbrapa t'i hapet rruga?! Ky është i vetmi vend ku një zonjë apo një zonjushë duhet të kalojë midis të gjithë pijanecëve nëpër lokale dhe të gjithë e fishkëllejnë dhe e komentojnë sapo kthen kurrizin.
Gazetarja: Është i njëjti lokal që nëse e paguan këtë hapësirë të punojë...
Të punojë, patjetër që të punojë. Pyetja që unë kam është kjo, lokalet të punojnë, derisa nxjerrin fitim mbi hapësirën publike, t'ia paguajnë publikut. Po të them edhe njëherë, në 21 qershor qytetarët që janë pronarët e hapësirës publike, që janë pronarët e lulishteve, që janë pronarët e trotuareve zgjodhën një Kryetar Bashkie dhe i thanë: Ti na administro pronën publike. Unë po e administroj. Fakti që është publike s'do të thotë që është pa zot. Nëse ti ja paguan një privati hapësirën, pse s'ia paguan qytetit tënd këtë hapësirë. Nëse argumenti që ju thoni është që këto lokale nuk nxjerrin dot tek kjo tavolinë as këtë 50 lekëshin, do të thotë që aty s'ka punë, do të thotë që ai po rri bosh, por derisa po rri bosh liroje që të kalojë një grua, liroje që të kalojë një i moshuar, liroje që të kalojë një paraplegjik, liroje që të kalojë një i moshuar që ka bërë pazarin dhe i duhet hapësirë.
Pyesni të gjitha vajzat e Tiranës, është bërë sot një mision fyerje kalimi nëpër Tiranë, të cilat komentohen kur kalojnë mes përmes tavolinave. Dhe pyetja që kam, duke supozuar që ju po bëni një avokati të sinqertë, nëse ky lokal nuk nxjerr dot as 50 lekëshin, pra nuk shërben dot asnjë kafe në ditë atëherë rrika bosh. Po të shikoni, të gjitha bizneset serioze kanë bërë një llogari dhe thonë: Sa tavolina zëmë ne në ditë? 2,3? Atëherë nxirr 2, 3, por mos nxirr 20-30. Kur ke lokale që thonë nuk mbajmë dot frymën dhe kanë nxjerrë 50 tavolina, përgjigja është shumë e thjeshtë: Sa punë ke, aq nxirr!
Kam mbështetje absolute nga të gjithë nënat e këtij qyteti, nga të gjithë fëmijët e këtij qyteti, nga të gjithë vajzat e këtij qyteti, nga çdo njeri serioz i këtij qyteti, që rrugën e do të lirë. Shikoni kronikat e djeshme, i pashë me shumë vëmendje, po tregonit që në një ditë me shi, të gjitha tavolinat jashtë. Ajo që i kërkova tregtarëve është, mirë në verë ka shumë punë, i nxirrni 1-2-3-4 muaj, sa të vazhdojë vera. Por, në një ditë me shi dhe të ftohtë, trotuaret e zëna dhe që rrinë bosh, sepse asnjë nuk pi kafe në shi, i lagur, kjo është tafma. Nuk jam këtu të jem avokat i tafmasë, jam këtu avokat i qytetit dhe kam mbështetjen e qytetit. Jeni vet vajza, nëna, po e bëj për ju. Unë vet s'kam lokal, as ata në naftës që dalin aty s'kanë vetë lokale. Ata duan për protagonizëm politik, ra nga fiku i Saliut, kanë hapur kompani nafte dhe tani bëjnë sikur u ha meraku për kafenetë.
Pyetja është kjo: Nëse tavolina jote nuk e nxjerr një 50 lekësh, që t'ia paguash qytetit, jeni po ju gazetarë që thoni, kur do bëhet shkolla e re? Kur do bëhet çerdhja e re? Kur do të bëhet kopshti i ri? Kur do bëhet menca e re sociale? Kur do ndriçohet kjo rrugë? Kur do bëhet ky trotuar? Më çfarë lekësh bëhen këto? Bëhen me ata që janë me biznes. Ai që ka biznes dhe po nxjerr fitime nga prona jote. Ajo është prona jote, s'është e imja. Ky trotuar është prona e të gjithëve ne që jemi këtu. Nëse dikush po nxjerr fitime këtu, t'i japi shoqërisë diçka mbrapsht.
Ka qenë falas, është pronë me zot. Zoti i kësaj prone është publiku i Tiranës. Për administrim kanë caktuar Kryetarin e Bashkisë të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës po ju thotë tregtarëve, siç nxirrni fitim, jepni një 50 lekësh mbrapsht qytetit, me të cilën ne mund të bëjmë gjithë këto investime. Më duket hipokrizi e gjithë kjo habi e madhe, ku zyrtarët e Saliut organizojnë dhe çorren në këtë farë feje. Pronarë nafte, biznese VIP dhe ankohen për 50 lekë?! T'ju vijë turp! Sepse të gjithë kanë nëna, të gjithë gjyshe, të gjithë kanë motra, të gjithë kanë gra, që fishkëllehen sa herë që kalojnë mes pijanecëve në Tiranë.
Unë jam këtu për të mbrojtur interesin publik. Nëse thashë tjetër gjë në fushatë dhe po bëj tjetër gjë tani, jam fajtor unë. Por nëse në fushatë, edhe në këtë lagje, kemi qenë bashkë në disa takime, Qytet Student, te Njësia 2 dhe kam thënë: Do t'i liroj! Kësaj toke do t'i vëmë një çmim, është më e lirë se ai privati. Privatit ja paguajnë një më një, po publikut pse nuk ja paguajnë? Është më i lirë se sa privati, sado që mund të thonë që çmimi është rritur.
Ju bëj thirrje tregtarëve të bëhen serioz, të distancohen nga bosat e naftës së Saliut, që janë duke i keqpërdorur, njerëz të dështuar që po keqpërdorin çdo lloj proteste. I keni parë? Vajtën dhe si hiena tek kopshti i Liqenit, si hiena edhe te Bulevardi i Ri. Jam i vendosur që Tirana të bëhet, nuk merrem me histerinë, do bëjmë histori në Tiranë. Ata që do bëjnë histeri të vazhdojnë mbas partisë së tyre, që s'njeh as demokraci si kjo e jona, as nuk njeh normat publike. Vinë nga ana e anës, zbresin në Tiranë, pyesin ku është Liqeni. S'dinë as ku është Liqeni, ku do shkojnë do vandalizojnë. Skenat që patë, me zgara, me puseta nëpër mes bulevardit, ajo është fytyra e vërtetë e alternativës ndaj nesh. Ne mund mos jemi perfekt, por demokracinë këtu e kemi perfekte, në qytet mbrojmë interesin e publikut. Një minorancë bën zhurmë, por shumica e heshtur janë këta njerëz këtu. Votojnë, marrin vendimet e tyre pa zhurmë, pa i rënë dikujt në qafë, pa i fishkëllyer grave të botës kur kalpojnë në trotuaret që janë zënë me lokale.
Kështu që, i them secilit, unë si Kryetar Bashkie bëj llogaritë e bashkisë. Mundohem që të më dali llogaria në fund, që të mbaj premtimet e mia, të bëj shkolla, të bëj kopshte, të bëj çerdhe, të bëj sinjalistikën, të bëj ndriçimin, të shtroj rrugët, të hap bulevardin, të bëj parqe dhe kënde lojërash për fëmijë. Unë i bëj llogaritë e mia. I ftoj edhe këta biznesmenë të bëjnë llogaritë e tyre. Nëse nuk i del llogaria, ta lirojnë trotuarin dhe brenda biznesi i vogël e ka taksën 0. Kjo taksë 0 erdhi me një kosto për publikun. Tirana nuk i ka 6 milionë euro, prej taksës 0. Të rrinë aty ku është taksa 0. Kalove në pronë publike, o paguaje, o liroje. Por, qyteti më nuk del me humbje. O do fitojë para nga ata që po bëhen të pasur nga prona publike, o do fitojë hapësirën, në të dyja rastet qyteti duhet të dali me fitim. Qyteti që dilte me faliment 4 vjet i kishte mjaftueshëm. Qyteti zgjodhi që të fillojë të fitojë. Ne duhet të kemi një qytet që fiton.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO