Veliaj e fitoi betejën me Dukën, sikur të gjithë të luftonin njësoj

Veliaj e fitoi betejën me Dukën, sikur të gjithë të luftonin njësoj

Erion Veliaj dhe Armand Duka

Zbythja e djeshme e Armand Dukës, i cili vendosi të shtyjë zgjedhjet për Presidentin e ri të FSHF-së pasi Gjykata e Tiranës e pezulloi nga detyra, u trumbetua me të drejtë si një fitore e Erion Veliajt. Pas një beteje që zgjati më shumë se një muaj dhe që u karakterizua nga një sërë padish civile dhe vendime gjykate kundër Dukës, i akuzuar për manipulime të rënda të procesit zgjedhor, kryebashkiaku i Tiranës, në cilësinë e aksionerit të KF Tiranës, arriti që t’i shtynte zgjedhjet e FSHF, duke legjitimuar përpara të gjithëve se dyshimet për manipulime e abuzime ishin të vërteta dhe se Presidenti i FSHF duhet të zgjidhet përmes një procesi transparent.

Por, fitorja e djeshme e Veliajt, ka sjellë edhe një fitore të dytë, shumë të rëndësishme, e cila lidhet me faktin se Armando Duka, me shtyrjen që i bëri zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, ka pranuar si legjitime Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, e cila tashmë me vendim të gjykatës drejtohet nga Eduart Prodani. Ky i fundit u regjistrua në gjykatë si drejtues i SHRF-së Tiranë, pas mbledhjes ku shumica e shoqatave të kryeqytetit nuk njohën zgjedhjet e orkestruara me dirigjim nga zyrtarët e FSHF-së në fillim të janarit.

SHRF-ja e Tiranës ka qenë në fakt nismëtarja e shumë padive civile të ngritura kundër Dukës dhe i ka fituar të gjitha në gjykatë, duke i hapur jo pak telashe zyrtarëve të FSHF-së, të cilët janë sot nën hetim edhe për shpërdorim të detyrës dhe fondeve. Por, duke iu bindur vendimeve të gjykatës, që erdhën si pasojë e SHRF-së Tiranë, Duka ka njohur rrjedhimisht shoqatën e drejtuar nga Prodani dhe kjo është një fitore jo e vogël për Veliajn.

Është e qartë se Armand Duka duhet t'i nënshtrohet një hetimi të thellë, për fondet dhe mënyrën si është menaxhuar FSHF-ja në 20 vjet prej tij dhe nëse prokuroria ka dyshime për abuzim me fonde dhe kryerjen e veprave penale, duhet nxitur të vijojë në punën e saj sepse drejtësia e re këtë duhet të bëjë në çdo hap të sajin.

Megjithatë, sado të rëndësishme janë këto dy fitore të Veliajt në Tiranë, për të zbythur një herë e mirë Dukën nga drejtimi i futbollit shqiptar (një verdikt që s’ka tifoz kuqezi që nuk e dëshiron sot), ka ende një pikëpyetje të madhe në gjithë këtë proces: Nëse Tirana e bëri detyrën e saj për të pastruar një herë e mirë futbollit shqiptar nga modeli dhe klani DUKA, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shoqatat rajonale të Fierit, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës e kështu me radhë.

Që ta themi troç: Erion Veliaj e fitoi betejën e tij në Tiranë, sikur të gjithë të luftonin njësoj, Duka do të ikte një herë e mirë, duke çliruar futbollin shqiptar!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Caga: 02/03/2022 05:26

    Rama apo erjoni? Cili eshte me i miri per PS-ne?

    Përgjigju
  • Andi: 01/03/2022 17:57

    Lexova vetem titullin dhe me mjafton qe dhe ti e ke fituar betejen tende duke ju lepire Veliajt. Barbonat barbona mbeten dhe lepiresat gjithashtu. Suksese ne jete se pas lepirjes vjen gojorja dhe pas saj suma dhe shitja e vetes dhe nderit te familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri