Veliaj: E keni dëgjuar Këlliçin që s’flet për projektin e pastrimit të ujërave të zeza? I tha Meta ‘kam gjysmën e partisë në burg’

 

Në intervistën për ‘Kontrast’ në Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzoi Belind Këlliçin se nuk flet më për projektin e pastrimit të ujërave të zeza për shkak se ia ka ndaluar Ilir Meta.

“Nuk flasin më për pikën e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Për atë projekt gjysma e Partisë së Ilir Metës është futur në burg. Mbaruan lekët e japonezëve para se të përfundonin punën. Dhe kur kukulla e radhës e mori vesh këtë nuk foli më.  E keni vërë re që nuk merren më me kullat? Patjetër! Se kur marrin fondet ua japin ndërtuesit kushti është që të mos flasin më. Familjarët e tyre janë projektues kullash. Një pjesë e tyre janë aksionerë në kulla”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s'e bëjnë në Shkodër, e kanë vetë në dorë! Berisha-Meta, rrena të reja dhe të vjetra! Këlliçi, kukulla e radhës


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë