Veliaj e quajti ‘Çim Bixhozi’, kandidati i BF për Rrogozhinën në Repolitix: Mashtrues ordiner, s’ka burrë none që më blen mua! Kam rival vetëm qeverinë

I ashpër ka qenë kandidati i BF-së për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në Repolitix, me gazetarin e Report Tv, Denis Minga, Hoxha u përgjigj deklaratave të Veliaj ku e cilëson si ‘bixhozxhi’ dhe se është i blerë. Ai e ka quajtur kryebashkiakun Veliaj mashtrues ordiner, paksa me tone prej ‘të forti.’

“Veliaj është mashtrues ordiner. Erioni bën mirë që të japë llogari për inceneratorin e Tiranës dhe mos të bëjë lajme politike. Nuk ka burrë none që të më blejë.  Jo po unë jam në Maldive me pushime tani sipas Veliajt.. Unë takoj njerëz qytetarët, derë më derë, i takoj kudo.

S’kam komunikime rivalin, s’kam rival, jam i përqendruar me Erion Veliajn. Këtu ka zbarkuar gjithë qeveria, e kanë fshehur rivalin.”- thotë ai.

Ai madje ka akuzuar qeverinë se ka ‘zbarkuar’ në Rrogozhinë dhe se ka rival politik vetëm Veliajn.

 “E di sa e vërtetë është? Sa fiqtë e Erionit. A kanë ndonjë provë këta njerëz? Vetëm me trillime. Është Veliaj që ka sjellë këtu biznesmenë, e komplet administratën.

E gjitha administrata është në Rrogozhinë, e gjithë qeveria është në Rrogozhinë.”- vijoi ai.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm për t’u hetuar nga SPAK, Hoxha shprehu gatishmërinë.

“Jam i gatshëm të jem kudo. SPAK të hetojë Erionin, se ka ardhur me thasë me para në Rrogozhine, unë jam me duar në xhepa. Jam i gatshëm për debat në çdo kohë në çdo vend.”- përfundoi Hoxha. 

Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë u thirrën sërish në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxhës pranoi argumentimet e tij se procesi zgjedhor pati shkelje, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit e duke urdhëruar përsëritjen e tyre.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MOZA: 20/07/2023 09:38

    A KA ME RASTE PER TE DAL NE LIDHJE LIVE KY CIM HOXHA ,NJERIU I BIXHOSIT ,NJERIU I LEKEVE TE PISTA , SALIBERISHOVES , NJERIU I BLERJES SE VOTES , ME FUSHATEN DERE ME DERE QE PO BEN ME EURO E 77777.... .

    Përgjigju
  • soni: 19/07/2023 22:45

    Bleresi i votava te 14 majit dhe ne vijim Shkelqim Hoxha zhduku njeriu i non gratave

    Përgjigju
  • fari: 19/07/2023 22:30

    Cfar eshte ky gomar i madh...

    Përgjigju
    • Comando v: 20/07/2023 12:44

      Cfar eshte ky horr qe kerrcenon , shembulli i Saliut qe vrau industrine vendase ne shqiperi , kishim pruar autobuz dhe traktor , qe un ik ishin me te miret , ama sote do ishin abdituar dhe do kishim dy fabrika prodhimi makine dhe pjese per to , do kishim rafineri , e hekurudha qe i shitwn per skrap .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën