TIRANË - Restoranti që bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano ka në pronësi pranë stadiumit “Selman Stermasi” do të shembet. Këtë deklaratë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste për Top Story në Top-Channel. Veliaj tha se pas verifikimeve të kryera ka rezulatuar se restoranti është pa leje.
Pjese nga intervista
Këtu është parkingu u një deputeti të PD-së, aty afër është një restorant ku ha drekë dhe darkë ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së.
Protesta në fjalë e klubit të Tiranës i referohet atij restoranti. Jemi treguar të kujdesshëm për të respektuar të gjitha afatet ligjore. Fillimisht restorant “Pulëbardhës” tek stadiumi “Selman Stermasi”, i është kërkuar që të heqë të gjitha barrierat në rrugë, i është kërkuar gjithë dokumentacioni dhe pasi është verifikuar, ai është një ndërtim pa leje.
Që do të thotë se do shembet?
Sigurisht që do shembet. Klubi i Tiranës ka të drejtë nëse restoranti në fjalë do të shpëtonte nga ky aksion. Nuk më intereson se kush ish-kryeministër drekon aty. Më intereson fakti që një çiban, në trup të stadiumit dhe kuzhinë, bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com