Veliaj fiton gjyqin me Bashën, për deklaratat se ish kreu i PD përfitoi 4 shtëpi pas tërmetit! Avokati i ish kryedemokratit: Sajesa të trasha

Veliaj fiton gjyqin me Bashën, për deklaratat se ish kreu i PD përfitoi 4 shtëpi pas tërmetit! Avokati i ish kryedemokratit: Sajesa të trasha

Lulzim Basha dhe ndertimi pa leje

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e ish kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzonte kryebashkiakun Erion Veliaj se për shpifje gjatë fushatës për zgjedhjet e 2021. Gjykata i ka dhënë të drejtë Veliajt në lidhje me deklaratat e një viti e gjysmë më parë, se Lulzim Basha ka përfituar 4 shtëpi të reja pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe ka ndërtuar pa leje. Pas publikimit të lajmit, nuk ka vonuar as reagimi i avokatit të Bashës, Indrit Sefa i cili i konsideroi këto si "sajesa". 

Ndërkohë duke rrëzuar padinë e Bashës, gjykata duket se i ka gjetur të sakta deklaratat e Veliajt. Veliaj deklaroi në vitin 2021 se Lulzim Basha ishte bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.

Mediat kanë publikuar lajme se Basha ka shtuar pasurinë e tij në një kohë kur vendi u përball me plagët e tërmetit. Basha, gjatë asaj kohe braktisi apartamentin tij pranë stadiumit “Arena Kombëtare” dhe u zhvendos në një rezidencë në “Long Hill”. Gjithashtu, mediat kanë shkruar dhe për vilë të tij në Qerret. Ndërkaq, gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, ndërtoi një kat shtesë në pallatin ku jetonte në qendër të Tiranës, duke i dhënë leje ndërtimi vetes se tij.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Çështja shkoi në GJKKO pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për 'kompetencë lëndore' të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së. Ky vendim i Gjykatës së Lartë zgjidh problemin dhe është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën:

•             Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë

•             Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

•             Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Veliaj fitoi gjyqin me Bashën? Reagon avokati i ish kryedemokratit: Sajesa të trasha, e vërteta është krejt ndryshe

Lidhur me lajmin se Veliaj kishte fituar gjyqin ndaj ish kryedemokratit, Lulzim Basha, ka reaguar edhe avokati i këtij të fundit. Nëpërmjet një postimi në facebook, avokati Indrit Sefa tha se seanca gjyqësore e ditës së sotme ishte mbajtur për landfillin e Sharrës.

Ndërsa sa i takon seacncës ku Veliaj ishte paditur për shpifje, Sefa tha se kryebashkiaku ishte mbrojtur duke thënë se deklaratat e tij ndaj Bashës ishin opinione të marra nga mediat.

Më tej në reagimin e bërë, Sefa shkruan se GJKKO kishte marrë vendim për të mos i konsideruar vepra penale shpifjet mes politikanëve, por vetëm retorikë politike. Megjithëkëtë, avokati i Bashës tha se çështja do të ndiqej deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Reagimi i Plotë nga Sefa:

Me keqardhje dëgjoj dhe lexoj sajesat e trasha në lidhje me “fitoret” e Erion Veliajt. E vërteta është krejtësisht ndryshe.

E para: çështja e pretenduar nga media nuk ka asnjë lidhje me seancën e sotme gjyqësore, ku objekti ishte landfilli i Sharrës. Pra mashtrohet për vetë objektin e padisë, çka është lehtësisht e verifikueshme.

E dyta: Në të gjitha seancat gjyqësore Veliaj është mbrojur duke pretenduar se nuk ka asnjë provë në lidhje me akuzat e ngritura prej tij dhe duke u justifikuar se ato janë vetëm opinione të marra nga mediat dhe që i ka përdorur për retorikë politike.

E treta: GJKKO ka vendosur një praktikë gjyqësore duke mos i cilësuar si vepra penale akuzat dhe shpifjet midis personave publikë dhe politikanëve duke i cilësuar ato si retorikë politike. Kjo praktikë është e paprecedent për çdo vend demokratik në botë, sepse lejon pa asnjë pasojë penale çdo akuzë pa fakte dhe shpifje që dëmton imazhin e personave publikë dhe politikë.

Gjithsesi ne do të ndjekim të gjithë hapat ligjorë deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut pasi në asnjë precedent të kësaj Gjykate nuk ka raste të ngjashme ku akuza të tilla të konsiderohen retorikë politike dhe të kalojnë pa pasoja për shpifësit.

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BIBILUSHI BULES REXHEP KASAP LEKA [ KEPI ]: 14/11/2022 19:18

    O lyl dyli Erjon Veliaj ta rras prasin. Po ske ça i bo ti je në regull 4 shpia i bone miljonate eurove i vodhe e tani bo çef shëtit ha pi ri se ça thot Erjoni e ça thot Sal hajvoni për ty ska rëndësi. Se ky është Albanistani boj ça të dush e stë ndodh asgjo. Vetëm fukarenjt shkojn në burg. Rac e keqe paskeni qen o Lyli teveqel.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 14/11/2022 21:31

      E cfar faktesh kerkon ky mender avokatuç,kur me dokumenta dheme vete theniet e pd kur ra termeti jame te verteta .keshtu bejne hajdutet tregohen te pa fajshem harron lulushi qe seshte me ktye -tar ne dhjetor iken sorra e sh b a ku do te futet lulushi pwt parate ruse bashke me salen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja