Veliaj fiton përfundimisht gjyqin ndaj kunatit të Bashës, edhe Gjykata e Posaçme e Apelit hedh poshtë pretendimet e Isufit

Veliaj fiton përfundimisht gjyqin ndaj kunatit të Bashës, edhe Gjykata e Posaçme e Apelit hedh poshtë pretendimet e Isufit

Aurela Basha, Lulzim Basha dhe Erion Isufi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar përfundimisht betejën gjyqësore, edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, me kunatin e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi. Ky i fundit e kishte paditur Veliajn më shumë se një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë.

Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun për shpifje në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi nuk arriti të provonte dot se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila njësoj si SPAK hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 19/04/2022 12:09

    Do ket dash no nje tender ky hajduti qe ka hedhe ne gjyq Veliajn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK