Veliaj: Gjobat, shantazhet dhe fjalët i merr era, flet puna dhe uratat

Teksa pritet përfundimi i dy shkollave të reja në Kodër – Kamëz, Bashkia e Tiranës njofton se vijon puan për rikualifikimin e gjithë zonës, e cila po transformohet dita-ditës me asfaltimin e rrugëve të reja. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Kastriotët’’ - “Gramozi”- “E. Balshajve’’ - “Ramadan Citaku’’. Ai tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe, falë punës pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës, së shpejti Njësia 11 do të ketë një bllok banimi model.

“Për shumë njerëz numri 13 është numër tersi, por për Kodër- Kamzën, numri 13 është numër fati, sepse janë 13 akse të cilat siç e shikoni po asfaltohen. Jemi në fazën ku po hidhet shtresa e parë, pastaj do të vazhdojmë me shtresën finale të asfaltit. Kanë mbaruar trotuaret, ndriçimi LED. Me 13 akset, mund t’i themi Kodër-Kamzës, tani je në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku falënderoi banorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për realizimin e projektit, që për ta është një investim jete, pasi i shton vlerën gjithë zonës. “Nga uratat dhe vlerësimet e njerëzve më rezulton se më shumë se infrastruktura rrugore, ka ndryshuar infrastruktura mendore. Fakti që njerëzit kanë pranuar të tërheqin muret, t’i ulin ato, të duket ky ulliri i bukur, të duket një lule, të duket një pemë, hijeshia e një investimi të bërë që është investimi i jetës, shtëpia, është diçka e jashtëzakonshme”, vijoi ai.

Veliaj theksoi se rruga është pajisur me të gjitha kanalizimet e nevojshme, në mënyrë që të mos bëhet punë dy herë. “Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, me PS apo me PD. Në këtë rrugë do të kalojnë të gjithë, ky ndriçim do të na ndriçojë të gjithëve, këto trotuare do të na mbajnë të gjithëve. Më në fund, një zonë e zhurritur tani ka edhe rrjetin e ujit. Do të bëjmë investime një herë e mirë, që tëmos jetë nevoja ta shqepim rrugën 100 herë, sa herë që vjen OSHEE ose ujësjellësi”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal edhe te sulmet ndaj tij, kur tha se puna është përgjigjja më e mirë.  “Ka shumë njerëz që më pyesin pse nuk merrem të sqaroj çdo lloj shpifje, çdo baltë, çdo pështymë. Na duhet të durojmë prej kësaj pune. Unë besoj se përgjigja më e mirë është kjo. Kjo flet, fjalët i merr era, gjobat që vihen lart e poshtë i merr era, shantazhet i merr era, puna mbetet”, u shpreh Veliaj. Projekti parashikon ndërtimin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, ndriçimit rrugor dhe linjave rezervë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt