TIRANE - Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votat e këshilltarëve të maxhorancës ligjin për masat ndëshkuese, për dëmtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike. Në mbledhje pati një debat të gjatë mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë për respektimin e afateve ligjore për kalimin e ligjit të ri. Anëtarët e djathtë pretenduan se nuk u është lënë një afat 5 ditor siç përcaktohet në ligj për shqyrtimin e propozimit.
Kreu i bashkisë, Erion Veliaj gjatë fjalës për këto masa tha se që me aplikimin e masave modeste pati rezultat duke frenuar ndotjen e ambienteve publike. Ai theksoi se nuk kanë pse vazhdojnë të paguajnë qytetarët për dëmtimin e veprave publike që janë realizuar po me taksat e tyre. Veliaj duke iu përgjigjur këshilltarëve të djathë tha se ai ka hequr dorë dhe nga përdorimi i makinës së ish-kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.
“Nuk e kam benzin luksoz që kishte Basha, kam marrë një makinë hibride. Eja me mua të bëj dhe një çaj në apartamentin tim dhe të shkosh në PD t’u thuash që ia paskemi fut kot. E kam kthyer benzin e Lulzim Bashës, ta marri ta gëzojë. Ia kam dhuruar atij personalisht. Shkuam nga benzi 200 mijë euro në makinë hibride”, tha Veliaj.
21:35 Debat i ashpër për "gjobat"
Spiropali: Në të gjitha pikat ka mbi vete marrjen e përgjegjësisë mbi vete. Nuk jemi as afër zgjedhjeve 2017... të rinjtë të presin pak për t’u evidentuar. Bashkia e Tiranës nuk do ta lërë pronën publike në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm. Këtej e tutje nuk do të diskutojmë gjëra bazike si shkatërrimi i pronës publike, por do të ketë masa.
Dibra: Kisha disa vëzhgime për diskutimet. Të flasësh për mungesë të kulturës juridike kur nuk ke kulturën e komunikimit. Shqiptarët ecin kokulur, jo se janë të turpshëm por se nuk dinë ku të hedhin këmbët. Pse? Sepse çdo kush ka të drejtë të shkelë ligjin. Tiranë i ngjan vende vende një qyteti si Kandahari, ku ka rënë bomba. Mbështes pa rezerva këtë aksion të bashkisë. Sot në Shqipëri një vëlla po vret vëllanë për një vijë uji.
Veliaj: Po të ishin paguar kompanitë e pastrimit do t’u merrsha erzin. Do të ishte më brutal, po ma mbyllën gojën se ishim 10 muaj pa pagesë. Çdo gjobëshkon për gjelbërimin e qytetit. Pse duhet ta paguajnë ata që e paguajnë taksën e gjelbërimit. Taksapaguesit janë të mërzitur me bashkinë, por jo për këtë arsye. Ata janë të mërzitur kur ata vazhdojnë paguajnë. E bërë dëbim duhet ta paguajnë. Politika ime nuk është kjo...Është luftë me zhulin, unë jam i vendosur ta fitoj.
Xhixho: Njerëzit duan që bashkia të bëjë detyrën. Të gjithë ne i paguajmë veprat publike. Sanksioni bën ajo që ligji të zbatohet. Sigurisht që këto sanksione do të mirëpriten. Një qytetar që dëmton hapësirën publike duhet të dënohet. Do të dja që të kishim një monitorim të këtij aksioni dhe të dënimi efektet dhe të dimë me statistika sa është frenuar.
Çollaku: Ndjenja me tre orë me shumë durim dhe në këtë pjesë të fjalës do të doja t’i bashkëngjitëm shqetësimit të prof. Dibrës. Shpeshherë më duket vetja si në një miting elektoral Me pak vetëpërmbajt kemi mundësinë të japim një produkt më të mirë për qytetin. Është dispropocional tensioni që po reflektohet nga kryetari. Sikur ka një kundërshtar për pastrimin. Ne nuk jemi kundërshtar, as qytetarët, të gjithë na shqetëson ndotja. Kjo nuk është një betejë kur po garoni ndaj dikujt. Ne nuk po bëjmë rivalitet me ju, por që kjo të bëhet sa më mirë. Ne nuk ju shohim si armik, as ne nuk jemi armiqtë e tu. Ne jemi sot për të përfaqësuar ata njerëz. Ne jemi këtu, pse jo edhe për t’iu ndihmuar që ky qytet të qeverisët mirë. Kjo karrige ka një histori të keqe.. mundohuni të rrini larg retorikës politike.
Kam disa vërejtje, ku nuk ka snjë zgjidhje të re. Politika e gjobave të forta nuk funksionon. Ndotja nuk zgjidhjet me dhjetëfishimin e gjobës. Ju propozoni mekanizmin e vjetër me gjoba të shtuara.
Kraja: Jemi në një logjikë ku debati kritik pranohet me vështirësi. E thënë thjeshtë kjo është një demokraci, ku nënkutpoeth kulti i kryetarit ku është i gjithëditur. Duke bërë akrobaci duke mos shkuar në thelbin e debatit. Ligji thotë se duhet të kemi minimalisht pesë ditë për ta shqyrtuar ligjin. Po votojmë një anonim të gjobave. Pra këto gjoba para dy javësh. Sot kemi një kryetar që po e trajton bashkinë si një OJF.
Për çerdhet e dini që ka një kuadër mes donacionit dhe korrupsionit? Cili është inventarizimi, a na jepni garanci që nuk ka ndonë favorizim në tendera.
Veliaj: Gjobë dhe zhdëmtim. Duke filluar të aplikojmë gjobat modesta që kemi, jemi një qytet më të pastër. Fakti që ju keni fotografuar njerëz vojerist që fotografojnë pisanjosë do të thotë se fushata ka funksionuar. Nuk e kam benzin luksoz që kishte Basha, kam marrë një makinë hibride. Eja me mua të bëj dhe një çaj në apartamentin tim dhe të shkosh në PD t’u thuash që ia paskemi fut kot. E kam kthyer Benzin e Lulzim Bashës, ta marri ta gëzojë. Ia kam dhuruar atij personalisht. Shkuam nga Benzi 200 mijë euro në makinë hibride.
/Shqiptarja.com

VIDEO