Veliaj hap konkursin për godinën e re të bashkisë: Teatri i ri do të bëhet! Basha i vendosi rrugës emrin e një krimineli

TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi sot hapjen e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e një godine të re administrative për stafin e bashkisë në bulevardin e ri. Veliaj u shpreh se ndërtesa e vjetër e bashkisë do të vijojë që të jetë në zemër të qytetit dhe selia e kryetarit nuk do të ndryshojë, ndërsa godina e re do të jetë për stafin.

"Shpallin konkursin për ndërtesën të re të bashkisë së Tiranës për 1200 vende pune. Nuk do të humbim ndërtesën e vjetër, ajo do të vijojë të jetë selia e kryetarit të bashkisë. Ndërtesa klasike, bashkia ceremoniale do të vijojë që të jetë në zemër të qytetit. Godina që do të ngrihet do të jetë për stafin administrativ.  Jemi në një bulevard që duhet të markohet nga institucionet publike, para se të zgjohet interesi privat. Në pjesën fundore të bulevardit do të kemi një shesh të ri ceremonial. Këtu bashkia ka disa prona, do të donim që propozimet që vijojnë për konkursin ndërkombëtar, të jetë një ndërtesë e aksesueshme.

Ky bulevard sot është xhiroja më e madhe dhe më e bukur në Tiranë, por nëse nuk animohet me jetë dhe të vijë biznesi, nuk do të kemi mundësi të paguajmë edhe kredinë për bulevardin. Jemi në negociata me qeverinë, që edhe në lagjet e reja të ketë institucione publike, si te "5 Maji". Të çojmë edhe atje disa institucione. Do të hapim konkursin për Kinostudion dhe Kombinatin për të gravitur disa institucione. Një nga gjërat që parashikoj është rritja demografike e qytetit. Deri dje e quanim tabu ndërtimin me dru. Ne mendojmë se nuk ka status që digjet dhe është kasolle por teknologjia ka evoluar" tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Veliaj: Basha i vendosi rrugës emrin e një krimineli të dënuar me burgim të përjetshëm

Në fjalën e mbajtur në hapjen e konkursit për godinën e re të Bashkisë së Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj ka rrëfyer edhe një episod. Ai u shpreh se gjatë administratës së mëparshme, një prej rrugëve të kryeqytetit ka marrë emrin e një të dënuari përjetë, ku për ironi në këtë lagje jeton prokurori që ka kërkuar dënimin e tij.

Më shkruajti një ditë një prokuror, i cili tha: Më vjen turp kur më vjen posta në shtëpi sepse emri i rrugës mban emrin e një trafikanti që unë e kam dënuar me burgim të përjetshëm dhe vrasje. Qoka që i kishte bërë ish-administrata para nesh ishte që këtij të fortit i kishin vënë emër rruge.

Prokurori që e kishte çuar prapa kangjellave kishte adresën tek ajo rrugë, është të fyesh inteligjencën në mënyrë spektakolare. Nëse ka personalitete që do të duhet të vlerësojmë nga arkitektura, urbanistika, inxhinierë, që të mos presim të bjerë tërmeti i radhës dhe të kujtohemi që heronjtë i kemi mes nesh”, deklaroi Veliaj, njofton zyra e shtypit të bashkisë. 

Ora 10:57
Veliaj tregon kur do të shembet godina e vjetër: Teatri i ri do të bëhet

Pavarësisht padisë në Gjykatën Kushtetuese, Bashkia e Tiranës shprehet e vendosur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Nga Bulevardi i Ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, dha lajmin se shumë shpejt do të nisë puna edhe për ndërtimin e teatrit me kushte komode për të gjithë artdashësit. Veliaj kishte edhe një mesazh për 'Aleancën për Teatrin'.

Jam shumë i vendosur të vazhdojmë me Teatrin e Ri. Për të gjithë ata që thonë kur do prishet, kjo nuk është sipas qejfit, por sapo të kenë mbaruar të gjitha procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për Teatrin e ri dhe ne do të kemi teatrin më të bukur në të gjithë Europën Juglindore. Tirana e meriton që në 100 vitet te ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe qytetaret të rrethohen nga mbetjet e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se gjithçka do të jetë e hapur dhe transparente, kurse nisja e punimeve për Teatrin e ri do të lajmërohet publikisht. “Për të gjithë ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni , po nuk do ju'a bëjmë pa ditur, do ju lajmërojmë ditën që do të fillojë ndërtimi i Teatrit të ri. Në finale të gjithë do të mundohemi që të harrojmë kush ishte kundër, siç po harrojmë kush ishte kundër sheshit “Skënderbej, Pazarit të Ri, Lodrave te Liqeni, këtij Bulevardi dhe shumë prej investimeve të tjera sepse besoj kur ndodh gjëra e bukur të gjithë duan të jenë bashkëautorë. Suksesi ka shumë prindër, dështimi ngelet zakonisht jetim se të gjithë e pasojnë. Teatri do të jetë një sukses. Sukses i këtij 100 vjetori, ku do të fillojmë teatrin e ri, bashkinë e re dhe shumë prej projekteve që i kemi pranë zemrës”, theksoi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 23/01/2020 11:06

    Do besh p***in e Shqiponjes.. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja