Veliaj publikon videon e veçantë nga Parisi, hedh 'tuç' presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes: Sukseset kanë esencën e traditës

PARIS - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. 

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video “funny”, ku teksa afrohet për të përqafuar presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin, i bën një lojë; duke e shtrirë atë në tokë. 

Kreu i Bashkisë ka zgjedhur këtë mënyrë për ta uruar për suksesin historik, Prizrenin. 

“Sukseset kanë esencën e traditës - faleminderit kuksianit të palodhur Sahit Prizreni për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë ???????? dhe mundjes suksese Historike!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet