Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Më pritën jashtë SPAK-ut makinat 100 mijë euro të këtyre që kanë mbledhur stanin me lepuj

 

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, kur tha se në mëngjes, para Spakut nuk u prit nga prokurorët, por ata që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro”.

Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike. Teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj e kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes.

Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, - se stani me lepur është këtu jashtë, por lepuri në bark është te rruga 'Mustafa Matohiti"  jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i nderojë.

Me propozim të grupit të PS-së dhe ish kryetarit të PD-së Tiranë Tomor Malasi, dhe  në një kohë të shkurtër kryetar i bashkisë nderohet me rrugë. Se këta mirë që vrasin tanët por nuk nderojnë as të tyret, sepse nuk kuptojnë nga kodet, nderi, apo çfarë do të thotë të kesh memorie kolektive në qytet.   

Kur shikon si vijnë me Mercedezët e tyre 100 mijë euro në SPAK apo këtu kupton se kjo është betejë civilizimi dhe jo betejë mes të majtës e të djathtës.

Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK. Pata një mundësi të shkëlqyer për të treguar punën e kësaj bashkie dy kolegëve hetues e së pari dola me ndjesi krenarie që forca jonë poltike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar. Pashë një organizatë të mençur. Pashë staf të Republikës së Shqipërisë, se SPAK nuk është i hasmit, as gestapo. Por staf i Republikës së Shqipërisë që me votën e PS-së e buxhetin e PS-se ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili. Takon njerëz të përgatitur me pyetjet e duan të sqarojnë shapin nga sheqeri. Çfare ishte ajo pjese qe e gjeta në shtëpi e Lul Bashës me 37 euro/ Toni, se s'po e akuzoj atë se ishte projekt i IFC e Bankës Botërore, si u ndërpre ai projekti dhe si ishte komplet tjetër oferta e pakërkuar që Tirana paguan 29 dhe jo 37 euro/ toni.” tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj: Inkurajoj Dumanin të ecë përpara! Protesta për halle personale, nuk largohem! Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e paralelet e të shkojë para SPAK


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja