Veliaj: Inkurajoj Dumanin të ecë përpara! Protesta për halle personale, nuk largohem! Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e paralelet e të shkojë para SPAK

Këshilli bashkiak i Tiranës u mblodh pasditen e sotme online për shkak të përplasjeve fizike dhe molotovëve gjatë protestës së organizuar para bashkisë nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë ndërsa leja në polici ishte marrë nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.   

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk kurseu komentet për protestën dhe sulmet e Rithemelimit. "Jo vetëm që nuk dorëzohem, por do të punoj më fort", tha Veliaj në përgjigje të protestave të Rithemelimit që udhëhiqen nga vajza e Berishës në arrest shtëpie. 

"Ftesa ime për ta është: shkoni nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Ata nuk kanë asnjë ide për ta çuar vendin përpara. Ai që humbi me 60 mijë vota më keq se Lul Basha te bashkia e vogël ka qenë drejtor në këtë bashki. Ja  ku jam sot, le të rrinë lepujt ditën e natën, nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Rusvelt thoshte, mos na gjykoni vetëm për punët që kemi bërë por edhe për armiqtë. Kemi sot një vlerësim spektakolar nga turizmi botëror. 365 ditë turizëm. Sot sheshi është plot me turistë. Ata nuk mbledhin dot më shumë se turistët... Sjellja e tyre kafshërore... unë jo vetëm që nuk dorëzohem por do punoj edhe më fort."

Pas marrjes në pyetje për më shumë se shtatë orë, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu mbështetjen ndaj Altin Dumanit dhe SPAK duke nënvizuar se vetëm duke sqaruar gjërat dhe njerëzit mund të ecet përpara. 

"Unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij ecni vetëm përpara. Vetëm duke i sqaruar gjërat dhe vetëm duke ecur përpara mund ta sqarojmë kombin.  Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që  duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje. Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë  e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet".

Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj sfidoi Sali Berishën dhe Ilir Metën që të zbresin nga dritarja dhe paraletet dhe shkojnë në SPAK. Veliaj tha se i gjithë llumi është mbledhur bashkë kundër punëve të mira që janë bërë në Tiranë nga kjo administratë. 

“Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik. Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”, deklaroi Veliaj. 

Në mbledhjen e Këshillit bashkiak u miratua me shumicë votash dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe emërtimi i një rruge në Tiranë me emrin e Remzi Hoxhës, biznesmenit të zhdukur në vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe emërtimin e një rruge me emrin e Tomor Malasit, ish deputet i PD dhe ish kryetar bashkie i Tiranës në vitet 1991-’92. Po ashtu, u miratua shpërblimi financiar për klubin e futbollit Partizani, pas triumfit në kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2022-2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Erion Veliaj shpërthen ndaj analistave: Maskarenj, llum, që duan leje ndërtimi nga unë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij. Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.

“Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje. Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane. Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej atyre që është aty përballë ka interesin e tij, ka fund shpinën e vet interes, nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët e Tiranës dhe unë jam krenar që shumica dërrmuese e llumit të analistëve, që nuk kanë qenë mentori i askujt, që nuk i kanë thënë bravo askujt, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri edhe t’i thonë ‘ec përpara, shkëlqe’, ‘jam krenar për ty’. Por përkundrazi, sa shohin dikë, i keni parë, janë burra nga 55-60-65-vjeç, që rrinë natën në televizione, sikur janë te ‘peshqirat’, sikur shikojnë Pornhub, dhe të eksituar si ata pitbullët, shqyejnë çdo gjë të re që u kalon përpara. Jam krenar për punët dhe jam krenar për të gjithë llumin e bashkuar kundër nesh, se njerëzit e drejtë vlerësohen jo vetëm çfarë punësh kanë bërë, por edhe sa kanë frymëzuar armiqtë dhe fundërrinat e këtij qyteti të bëhen bashkë si kurrë më përpara. Ata kanë harruar gjithçka kanë thënë për njeri-tjetrin, vetëm të bllokohet puna, vetëm të bllokohet e mira, vetëm të bllokohet progresi”, tha Veliaj.

Ora 17:41
Veliaj: Pata sot mundësinë të tregoj në SPAK punën e bashkisë! Pashë një organizatë të mençur

 

Pasi u paraqit në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në mbledhjen online të këshillit bashkiak. Veliaj tha se pati sot një mundësi të shkëlqyer që të tregonte punën në bashki.

‘Vijnë me Mercedezë të tyre nga 100 mijë euro kupton që është një betejë civilizimesh. Pata sot një mundësinë e shkëlqyer për të treguar punën e tonë në bashki. Pashë një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur. Shqipëria me votën e PS-së ka arritur të ndërtojë një institucion për tu pasur zili. Sigurisht që të gjithë janë të qartë se Tirana është kaq e pastër.'- tha Veliaj.

Ora 17:39
Veliaj: Tirana e ‘94 me ndërtime pa leje nuk do të kthehet kurrë pas; Kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi qytetarët e Tiranës se Tirana nuk do të rikthehet më në kohën e ndërtimeve pa leje dhe kur plehrat mbulonin qytetin. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Tirana është e pandalshme në rrugën e saj të transformimit, ndërsa ata që protestojnë jashtë godinës së Bashkisë duan të kthehen në kohën e ndërtimeve pa leje.

“Tirana është sot ku e ku më e pastër. Ne kemi gjetur një Tiranë ku këta që këndojnë si gjeli në majë të plehut, e kishin mbushur gjithë Tiranën pleh. Dhe këta që i ka marrë malli për kioskat, këta i ka marrë malli për Parkun Rinia që qelbej, këta i ka marrë malli që loznin bilardo mbi Lanë, mbi fekale, këta i ka marrë malli të ndërtojne kuturu në sheshin Skënderbej apo në çdo hapësirë publike, siç ka qenë Liqeni i Tiranës. Këta janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta me vete kundër këndit të lodrave dhe sot janë stan me lepuj. Dhe po të shikosh, vija tani në sheshin “Skënderbej”, mbushur sheshi me turistë qe fotografonin këta në 2024, që kanë nostalgji Shqipërinë e 1994. Po ju’a them qartë: Shqipëria dhe sidomos Tirana e 94 nuk do të kthehet kurrë pas! Nuk ka asnjë shans! Jo në paralele dhe në palestër, por edhe në majë të  Himalajës të shkojë ai që ka lepurin në bark dhe jo në ballkon te shkolla “Kosova - ku meqë ra fjala donte ta bënte pallat - ata nuk kanë çfarë i bëjnë Tiranës. Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni shumica dërrmuese të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës dhe ju garantoj se kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat”, tha Veliaj.

Ora 17:35
Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Më pritën jashtë SPAK-ut makinat 100 mijë euro të këtyre që kanë mbledhur stanin me lepuj

 

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, kur tha se në mëngjes, para Spakut nuk u prit nga prokurorët, por ata që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro”.

Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike. Teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj e kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes.

Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, - se stani me lepur është këtu jashtë, por lepuri në bark është te rruga 'Mustafa Matohiti"  jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i nderojë.

Me propozim të grupit të PS-së dhe ish kryetarit të PD-së Tiranë Tomor Malasi, dhe  në një kohë të shkurtër kryetar i bashkisë nderohet me rrugë. Se këta mirë që vrasin tanët por nuk nderojnë as të tyret, sepse nuk kuptojnë nga kodet, nderi, apo çfarë do të thotë të kesh memorie kolektive në qytet.   

Kur shikon si vijnë me Mercedezët e tyre 100 mijë euro në SPAK apo këtu kupton se kjo është betejë civilizimi dhe jo betejë mes të majtës e të djathtës.

Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK. Pata një mundësi të shkëlqyer për të treguar punën e kësaj bashkie dy kolegëve hetues e së pari dola me ndjesi krenarie që forca jonë poltike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar. Pashë një organizatë të mençur. Pashë staf të Republikës së Shqipërisë, se SPAK nuk është i hasmit, as gestapo. Por staf i Republikës së Shqipërisë që me votën e PS-së e buxhetin e PS-se ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili. Takon njerëz të përgatitur me pyetjet e duan të sqarojnë shapin nga sheqeri. Çfare ishte ajo pjese qe e gjeta në shtëpi e Lul Bashës me 37 euro/ Toni, se s'po e akuzoj atë se ishte projekt i IFC e Bankës Botërore, si u ndërpre ai projekti dhe si ishte komplet tjetër oferta e pakërkuar që Tirana paguan 29 dhe jo 37 euro/ toni.” tha Veliaj.

B.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja