Edhe sot Njësia Administrative 1 në kryeqytet dërgoi pako ushqimore, derë më derë, për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, të moshuarve të vetmuar dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Sipas zyrës së shtypit, aksionit në terren iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ishte sot tek disa të moshuar të kësaj njësie, ku solli pako me ushqime.
Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës është e gatshme për të përballuar me rezerva ushqimore për një kohë edhe më të gjatë. “Sot filluam mbledhjen masive te ushqimeve, që të përgatitemi për disa muaj, largqoftë, nuk na duhen. Por, nëse na duhen, të paktën t’i kemi”, tha ai.
Kryebashkiaku ftoi të gjithë ata që kanë mundësi, e veçanërisht të rinjtë, që të adoptojnë një person të moshuar këtë periudhë, për ta ndihmuar me ilaçet apo blerjen e ushqimeve.
“Na duhet një lloj patronazhimi për çdo familje; mund t’i ketë nevojat ushqimore të plotësuara, por një telefon e do përditë. E pyet: Ushqime të sollëm dje, por si je me shëndet, me tensionin, po temperaturë ke? Sidomos për të moshuarit, që janë vetëm. Ndryshe është e pamundur, vetëm sot call-centeri ynë ka pasur 1700 telefonata”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se janë marrë masat edhe për komunitetin rom, edhe për ato familje që jetojnë tek banesat sociale. “Te banesat sociale kemi bërë dizinfektim shtesë, te komuniteti rom kemi dhënë pako shtesë”, tha Veliaj.
Në kohën kur gjyshërit tanë po qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur prekjen nga infeksioni COVID-19, me dhjetëra të rinj të Tiranës i janë bashkuar nismës “Adopto një gjysh e një gjyshe” për t’i ndihmuar ata me pazare apo me blerjen e medikamenteve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51