Veliaj: Opozitës i ka mbaruar ora, s'kishte shanse të fitonte në Tiranë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2. ku është ndalur për të bërë një rezyme të punëve të tij në krye të Bashkisë, përgjatë këtyre katër viteve. Në fjalën e tij, hyrëse nuk ka ka kursyer mesazhet për opozitën, e cila ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit. Veliaj tha se një vendim i tillë i opozitës ka ardhur pasi ka frikë nga zgjedhjet, teksa theksoi se "nuk kishte asnjë shans që të fitonte në Tiranë".

"Ne në dallim nga partia prej së cilës ata u shkëputën, ne nuk i gjuajmë me vezë, as me gurë, as me molotov, as me bojë në ditën e verës me fëmijë rrethuar, kundërshtarëve tanë. Së pari, sepse nuk i konsiderojmë armiq, ne i konsiderojmë njerëz që kanë një bindje tjetër dhe ofrojnë një alternativë tjetër. Unë besoj që bashkë me Arbenin, ai numri 1 në fletën e votimit dhe unë numri 2, do kemi një fushatë civile, do kemi mundësinë tí themi njerëzve si i shohim ne këto punë dhe në fakt do të kemi një mundësi të tregojmë se ku dallojmë ne që garojmë në mënyrë qytetare nga ata që u larguan nga gara, jo për arsye të tjera, por sepse nuk kishin shans të fitonin kurrë në Tiranën që qeveriset nga socialistët dhe transformohet çdo ditë. Asnjë shans", tha Veliaj.

Nga shkolla "Kosova" në të cilën ka studiuar kryebashkiaku Veliaj, ai ka prezantuar edhe kandidatët për Këshillin Bashkiak, me në krye Klodeta Dibrën, volejbollisten e njohur, apo Sonila Qaton, Drejtoresha e ARRSH. Ai tha se ky grup nuk është një "kompozim qokash".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Nga projekti i 100 lagjeve e Teatri, tek shkollat e reja/ Premtimet e Veliajt për 4 vitet e ardhshme

Në katër vitet e ardhshme, kryeqyteti do të ketë një buqetë të re investimesh të cilat do të shtrihen nëpër lagje duke ndryshuar totalisht cilësinë e jetës së komuniteteve. Kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili  vijoi pasditen e sotme takimet e tij elektorale në Njësinë nr. 2 në kryeqytet,  prezantoi nisjen e një programi të ri në kryeqytet që ka të bëjë me 100 lagjet. “Do të fillojmë një program të ri që ka të bëjë me 100 lagjet. Si qeveria ka një program që quhet 100 fshatrat, ne duam të fillojmë një program në 4 vitet e ardhshme që quhet 100 lagjet. Njerëzit jetojnë në lagje, aty kanë cilësinë e jetës dhe ne në njëfarë mënyre kemi adaptuar projektin e qeverisë, 100 fshatrat dhe do ta quajmë 100 lagjet. Po punojmë me secilin deputet, me secilin administrator, të identifikojmë nga njësia 2 se cila do të jenë lagjet që do të futen tek projekti i 100 lagjeve, sepse e kemi më kollaj tí bëjmë si buqetë, se sa të na vijnë, "kjo rruga, kjo rrugica". Më mirë i futemi me themel 100 lagjeve dhe e dimë që nuk u kthehemi mbrapa për disa vite me radhë”, theksoi Veliaj.

Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar që do t'i japë një impuls të ri jetës artistike dhe kulturore kryeqytetit. Veliaj theksoi se sikurse çdo projekt të nisur që ka pasur fillimisht një minorancë të zhurmshme që ka qenë kundër, koha ka treguar se në fund ka rezultuar një sukses i vërtetë. Veliaj theksoi se sikurse Pazari i Ri, këndet e lojërave, sheshi Skënderbej e plot projekte të tjera, edhe Teatri I ri Kombëtar do të jetë një  nga hapësirat më cilësore të Tiranës. “Teatri i ri do të bëhet. Do të jetë më i miri në këtë rajon si Pazari I ri. Unë nuk pranoj që të ma fyejë njeri inteligjencën dhe të thotë tallashi është më i mirë. Është turp që një shoqatë të thotë që një barake e kohës së fashizmit e ndërtuar provizorisht për të argëtuar ushtarët, të themi që është pasuri. Si për pazarin, si për këndin e lodrave, si për sheshin si për bulevardin e ri, si për çdo investim ne jo vetëm do ta prekim, por do ta qajmë dhe do ta bëjmë një nga hapësirat më cilësore të Tiranës”, tha Veliaj.

Krahas shkollave, do të marrë jetë edhe ndërtimi i Kampusit Universitar që jo vetëm do të përmirësojë kushtet e studimit të gjeneratave të ardhshme, por do ti japë një tjetër vlerë gjithë pronës në këtë njësi.

Ndër investimet e parashikuara për njësinë nr 2 janë edhe rijetëzimi I Piramidës, rivitalizimi i sheshit Italia dhe parkimi nëntokësor; Arena Kombëtare, ndërtimi terreneve sportive. Ndër investimet që priten të bëhen janë edhe ato për dy shkollat e reja në zonën e Saukut që do ti japin zgjedhje edhe çështjes së arsimit për shkollat e tjera në këtë njësi, së pari duke ulur fluksin dhe së dyti duke e sjellë dijen më pranë fëmijëve. “Planifikojmë dy shkolla një aty te ish parkingu te Shkolla e Policisë dhe një te ish Spitali i Arabit”, bëri me dije Veliaj.  Suksesi me ndërtimin e këndeve të lojërave do të vijojë edhe më tej në të tjera lagje.

Duke u ndalur në çështje e furnizimit me ujë të pijshëm, Kryebashkiaku Veliaj siguroi  se falë investimeve të nisura tashmë, kryeqyteti do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

Ora 18:14
Batuta e Veliajt: Luli e shihte Tiranën nga 'xhami i një Lambo', edhe pse jam me Noizy-in

Takimi elektoral i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, nuk ka kaluar pa batuta për ish- kryebashkiakun, Lulzim Basha. Sipas Veliaj, suksesi i këtyre katër viteve i Bashkisë, është pikërisht zbritja në terren i stafit. Duke bërë një krahasim me Bashkinë e drejtuar nga PD, Veliaj e kaloi me batutë duke thënë se ndryshe nga ai, "Luli e shihet qytetin nga xhami i një Lambo".

"Luli e shihte Tiranën 'nga xhami i një Lambo". Unë jam me Noizyn, po Stresi e ka të bukur këtë këngën. Tirana nuk po ndalet që të kap kohën e 4 viteve të gjumit. Mendonte vetëm për lehtësitë e komunitetit të tij. S'ka më "nga xhami i një Lambo". Qytet për 8 dhe 80 vjeç, se një qytet po qe i mirë për fëmijë e për të moshuar, është i mirë për të gjithë", tha ai. 

Ora 17:43
Veliaj ndryshe nga Rama/ Pse në bluze mban numrin '2' dhe jo '30'?

Në takimet elektorale, kryeministri Edi Rama është shfaqur me veshjen e tij karakteristike, me bluzë sportive që mban numrin "30" dhe këmishën e bardhë. Numri 30 për PS ka shumë domethënie, por kryebashkiaku Erion Veliaj, në bluzen e tij mban një numër tjetër, "2". Në nisje të takimit me banorët e njësisë nr.2, ai ka sqaruar dhe pse mban këtë numër.

"Pse e kam këtë bluzën me numrin 2? Sepse po kandidojmë për një mandat të dytë për PS-në, për të vazhduar transformimin e Tiranës, dhe se janë dy kandidatë në Tiranë. Nuk është se është pa garë. Dua ta përshëndes kandidatin tjetër. Quhet Arben Skënderi, është i partisë Bindja Demokratike. Kam komunikuar me të, i kam uruar një fushatë të mbarë, një fushatë qytetare”, tha Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armiri: 06/06/2019 11:20

    Vec ju z Veliaj mund te rrini dhe te kini shoqeri me Florion Pullazin. Simbol i korrupsionit, edhe domatet i merrte fshatareve ne Dajt. Turp. Zj Vasilika eshte po aq e mire sa Zj Baraj. Jane dy zonja shume te pergatitura dhe duhet te ishin ato ne vendin tuaj.

    Përgjigju
  • Emigrate I vezhguar: 05/06/2019 20:48

    O Erjon ti ke vzjon te qeverisish e din te punosh po te duash ama ti punove mbrapsh e mbar be Tiran une mendoj qe ti ije djal I mir e I zgjuar por ti duhesh te largohrsh je konsumua ska vlen te nigjosh prrallat tua, ti do syndosh per kryetar partie pir sije I aft si Edirama qe u konsumua qe te dy duhet te leni vendin e mos tu vik koha qe tu rrijep populli qe aqe shum jeni duke I ren ne qaf ju duhet te largohi me cdo kusht nga drejtimet tuaja korruptive mjat te themi ty tani mjaft mjaft!

    Përgjigju
  • Altini: 05/06/2019 18:16

    I shite fiqte e tani po ngre pallate, ato te cilat sdo beheshin kurre sa te ishe ti ne pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen