Nënë Fatja merr çelësat e shtëpisë së re dhe qeras me raki, Veliaj: Sot do të pimë, se nesër fillon Ramazani!

Kryebashkiaku Veliaj i ka dhënë çelësat e shtëpisë së re nënë Fates, një nga familjet më të varfëra në zonën e Zall Herrit, shtëpia e së cilës iu prish nga tërmeti.

E moshuara e familjes Neli në Pinar është shprehur se nuk ka fjetur gjithë natën nga gëzimi i madh për shtëpinë e re.

Shtëpia e familjes Neli është dëmtuar gjatë tërmetit të shtatorit dhe është kthyer në të pabanueshme gjatë tërmetit të nëntorit.

"Të futesh në shtëpi të re për Ramazan, në muaj të shenjtë, ku ka më mirë!" i ka thënë Veliaj nënë Fates.

Për ta respektuar, nënë Fatja e ka qerasur kryebashkiakun me raki, por ai e ka refuzuar se është në orar të punës, por ka pranuar ta bëjë thjesht gëzuar.

"Edhe sot do të pimë se nesër fillon Ramazani!", ka thënë Veliaj, i cili i ka dërguar bashkë me grupin edhe ushqime familjes.

Në vëmendje të bisedës ka qenë muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili nis nesër për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët agjërojnë për një muaj në emër të Zotit.

"Mome kur të të pyesin do thuash që deri tani bëmë dy shtëpi në këtë katun, në fillim tek ata më të këputurit, të varfërit dhe do të vazhdojmë akoma edhe me shtëpi të tjera", tha Veliaj.

Nënë Fatja gjithashtu i kërkoi Veliaj që të qëndronte për drekë, por ai nuk ka qëndruar.

"Jo nuk do të rrimë për drekë se kemi shumë punë, nesër do të fillojmë të shpërndajmë përsëri ndihma për muajin e Ramazanit. Do t'i themi edhe kryeministrit që ka të fala nga ty.

Në shtëpi fillon zbori tjetër, ndërron panolinat bën gjëra të tjera", ka shtuar Veliaj për sa i përket jetës pas postit të kryebashkiakut.

Në lidhje me zhvillimin e ndërtimit të shtëpive që ishin premtuar për të dëmtuarit nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit, Veliaj është shprehur se ky proces do të vazhdojë.

"Falë kolegut Ben Maloku u bë e mundur që familja e nënë Fates të futej në shtëpi para muajit të Ramazanit.

Ka qenë merak e porosi e kryeministrit që familjet të cilat kanë pasur dëmtime nga tërmeti i shtatorit të rimbursohen, duke u dhënë mundësia që të bëjnë riparime por edhe të bëjnë shtesa apo blejnë mobilje.

Është vetëm çështje kohe , shtëpitë e shtatorit janë mbyllur, 7-8 shtëpi do të hapen gjatë muajit të Ramazanit dhe janë në plan të ndërtohen 800 shtëpi të nëntorit.

Nuk kemi lënë njeri jashtë, sa nëpër shtëpia sa në kontenierë çadra apo me bonusin e qerasë", tha kryebashkiaku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca