Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, i dorëzoi Ambasadorit Cutillo "Çelësin e Qytetit" të Tiranës, si mirënjohje për një mik të mirë të Shqipërisë, që do i mungojë shumë. Me rastin e përfundimit të detyrës si ambasador në vendin tonë, miq të tij dhe shumë diplomatë, u mblodhën për të uruar diplomatin italian, i cili pas katër vitesh qëndrim në kryeqytetin tonë, do të nisë një tjetër detyrë të rëndësishme.
Teksa mori "Çelësin e Qytetit" të Tiranës, Ambasadori Cutillo e cilësoi bashkëpunimin me Veliajn dhe stafin e Bashkisë së Tiranës si të shkëlqyer, ndërsa theksoi se ndihet i impresionuar nga zgjidhjet për çdo problematikë. “Të punoja me ty ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Dua të të përgëzoj për atë që ke bërë, jam i impresionuar nga ju dhe stafi juaj, dhe kjo është për shkak të mentalitetit që ju keni krijuar sepse është një staf që jep zgjidhje, kurdo që del një problematikë”, theksoi Cutillo.
Kryebashkiaku Veliaj falënderoi diplomatin italian për kontributin që ai ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për ndihmën e jashtëzakonshme menjëherë pas tërmetit që ra në vendin tonë. “Çdo krizë është një mundësi për t’u ringritur sërish, një mundësi për të punuar së bashku. Ishte si një muzikë për veshët e mi kur mora vesh se Italia ishte mes vendeve të para, nga shumë vende mike të Shqipërisë, që iu bashkuan operacioneve të kërkim –shpëtimit dhe pas kësaj për operacionin e rindërtimit. Ne jemi shumë të bekuar me fqinjët tanë, ndaj mendoj që të kemi një ambasador që përfaqëson një fqinj kaq miqësor dhe që bën një punë kaq të shkëlqyer”, deklaroi Veliaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.6%
-
Jo
30.2%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 1243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01
-
Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare
30 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51