Letra e Erion Veliajt drejtuar Kuvendit ku kërkon pezullimin e votimit të ndarjes së re territoriale sipas draftit të PS, pasi s’ka pasur konsultim real, mori mbështetje edhe nga demokratët në diskutimin e Komisionit të Ligjeve.
Jorida Tabaku i tha Arbjan Mazniku se letra duhet të shihet me prioritet dhe të sqarohet sepse bëhet fjalë për një nismë të njëanshme nga PS.
“Mazniku, ju e dini që unë nuk kam shumë respekt për Veliajn, por duhet ta shikoni me prioritet letrën që i ka nisur Kuvendit që kryetari i bashkisë më të madhe në vend thotë që nuk është konsultuar popullsia e Tiranës. Ne duam të dimë dhe të sqarohemi, së pari, ky konsultim është produkt i komisionit? Nëse është produkt i komisionit, këtu nuk diskutohet. Diskutohet bashkë me një produkt që vjen nga komisioni dhe këtu nuk ka një produkt të përbashkët, por të njëanshëm të PS”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Territorialja/ PD insiston për shqyrtim bashkë me propozimin e saj, Manja: Jemi shumë larg njëri-tjetrit! Ndoja kritika të vetëve: U vonuam











