Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj vizitoi sot në Tiranë 25 të rinj që fituan punën përmes fondit të punësimeve në një kompani shqiptare. Veliaj u shpreh se fokusi ka qenë në bashkëpunimin me bizneset shqiptare, ku kanë qenë 40 projekte fituese përmes të cilave kanë fituar vende pune 743 të rinj e të reja. Ministru po ashtu theksoi se deri më tani kemi 43 mijë 879 punësime më shumë, teksa 17 mijë prej tyre vijnë prej ndërmjetësimit me zyrat e reja të punës.
“Ky është një fillim i mbarë. Askush nuk po mburret për mrekulli, por di të them se jemi si dita me natën kur krahason marmitën e SHQUP-it që nxjerr vetëm tym edhe zhurmë me punën reale. Gjykoj se puna flet më shumë se sa deklaratat e tyre”, tha Veliaj.
Po ashtu vetë biznesi i ka bërë thirrje qytetarëve për të vijuar shkolla profesionale, për shkak se tregu punës ka nevoja të larta, një argument të cilin e mbështeti dhe Ministri Veliaj.
Ministri Mirëqënies dha dhe një mesazh për akuzat e opozitës mbi punëset e zyrave të punës të hapura nga qeveria
Sinkron Erjon Veliaj
Ministër I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
/Shqiptarja.com

VIDEO