Veliaj inaguron rikonstruksionin
tek parku i liqenit, për fëmijët 

Veliaj inaguron rikonstruksionin<br />tek parku i liqenit, për fëmijët 
TIRANE – Parku tek presidenca  për dy muaj do të marrë një tjetër pamje  falë ndërhyrjeve të Bashkisë së Tiranës. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryebashkiaku këtë të djelë ku së bashku me fëmijët ka qënë i pranishëm në përurimin e parkut më të ri të lojërave në një hapësirë të gjelbërt të Liqenit të Tiranës, i cili u lirua vetëm pak kohë më parë prej planeve për ndërtime të mëtejshme

Rikonstuksioni do të zgjasë rreth 2 muaj  dhe një hapësirë prej 700 mijë m2 do ti kushtohen totalisht fëmijëve me një fond prej 800 mijë dollarësh. Bashkia do të fillojë gjithashtu punimet edhe tek Kopshti Zoologjik.

“Tirana ka një agjenci të mirëfilltë qe merrte me parqet. Mënyra se si do të funksionojë është se do të kenë në administrimin e vet të gjitha parqet e Tiranës. Përfshirë parkun e Dajtit, që do të kalojë në administrim të Bashkisë së Tiranës. Më vjen mirë që kemi gjetur një dakordësi me projektuesit e Kopshtit Zoologjik dhe brenda këtij mandati do të kemi dhe një Kopsht Zoologjik për fëmijët. Në një Tiranë që sot financiarisht është e falimentuar, ne duhet të marrim vendime për gjeneratën tjetër. Ne nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme.”­ deklaroi Veliaj. Lidhur me tërmetet që i ndjenë sot në Tiranë ,

Në fjalën e tij në një pronocim për mediat kreu i Bashkisë tha se është krijuar agjencia e Parqeve e cila do të marrë në zotërim të gjithë parqet duke përfshirë edhe atë të Dajtit i cili do të kalojë nën administrimin e Bashkisë.

Njerëzit pyesin shpesh se përse i marrin politikanët apo drejtuesit bashkiakë disa vendime. Ndaj dhe ne kemi përgjegjësinë t’u kthejmë një përgjigje. Tirana ishte i vetmi kryeqytet europian që nuk kishte agjenci të mirëfilltë, që të merrej me parqet dhe vendet çlodhëse në territorin e saj. Në çdo vend që e ka për zemër hapësirën e gjelbërt, ka gjithashtu edhe një agjenci parqesh. Më vjen mirë që Blendi (Gonxhe) ka bërë këtë organizim sot, ndërkohë që kjo agjenci do të ketë nën menaxhim të gjitha parqet e Tiranës për t’u mirëmbajtur në nivel bashkiak, duke ditur qe qeveria qendrore nuk mund të merret me menaxhimet e gjërave kaq të vogla. Do të vazhdojmë me investimet për hapjen e parqeve të lojërave për fëmijët. Liruam hapësirën në Liqenin e Tiranës, sepse meriton të kthehet në shfrytëzimin e fëmijëve dhe gjithë këtyre banorëve këtu. Deri në fund të vitit do të kemi edhe një masterplan për Kopështin Zoologjik, që besoj se do ta kemi deri në fund të mandatit. Ne mendojmë për gjeneratën e ardhshme dhe jo vetëm për veten tonë. Duam të shohim drejt Shqipërisë së 20-30 viteve të ardhshme”, tha Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Kryebashkiaku bëri të ditur se nga 1 janari shërbimi zjarrfikës do të kalojë në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës. .

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos