Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar një fëmijë të parritur e gjumash, që përpiqet të pengojë edhe ata që punojnë.
Nga Farka, ku i dorëzoi dokumentet e pronësisë për shtëpitë e reja dy familjeve të prekura nga tërmeti, Veliaj iu referua padisë së djeshme të PD-së, për të cilën tha se kërkon të mos lejojë të punojë as të tjerët.
Ai tha se Basha nuk bëri asnjë punë kur ishte në detyrë, por vetëm shtoi vilat e tij edhe në kohë pandemie, ndaj nuk mund t’u kërkojë të tjerëve të mos punojnë sepse ai vetë do ende të flejë gjumë.
“Është si ato lojërat e fëmijëve, kur njëri nuk di të luajë, i vjen e ëma dhe u thotë të tjerëve lëreni ta prekë edhe ky topin. Mirë, po e lëmë ta prekë topin, po e lëmë edhe portën bosh, por u bënë 4-5 palë zgjedhje që ky del huq dhe nuk bën gol. Se ky nuk di të bëjë gol as me portën bosh! Meqë ky s’di, të tjerët nuk do luajnë hiç? Pra, nuk do punojë asnjë, meqë ky do të flejë gjumë? Pra, në anën tjetër të kodrës (së Farkës), ku janë pasanikët, le t’i shtojnë vilat gjatë pandemisë duke vënë gjoba, kurse ana këtej e kodrës, që jetojnë në konteiner apo çadra, nuk duhet t’i bëjnë shtëpitë e reja?
Një gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar! Një i paaftë nuk mund ta kthejë paaftësinë në detyrim për të gjithë! Një përtac nuk mund ta kthejë përtacinë në modë për ne të tjerët që na hanë duart për punë! Ky fëmijë i parritur dhe gjumash, që nuk di të bëjë gol, që nuk di as të luajë e as të punojë, është problemi i tyre, nuk është problemi ynë! Nuk mund ta detyrojmë Shqipërinë të zbatojë standardin e gjumit dhe përtacisë, apo të pasurimit në kohë pandemie”, deklaroi sot Veliaj.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.9%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
hahahahahaha Lulushka, nje pertac, gjumash qe do ti bej te gjithe si vetja... hahahahahahaha
Përgjigju