Veliaj jep lajmin e mirë për banorët e Njësisë 7: Do transformojmë Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’! Asnjë punë nuk e lëmë përgjysmë

Në takimin me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Etilda Gjonaj, ndau disa lajme të mira për komunitetin, ku renditi investimet madhore që do të bëhen në këtë zonë, duke nisur me transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në një hapësirë të denjë për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë.

“Së shpejti hapim garën për të pasur një pallat modern sporti, “Asllan Rusi”, i cili do të jetë për Shqipërinë dhe Tiranën e 100 viteve të ardhshme. E shtymë në këtë vend për 60-70-100 vite, por nuk mund të vazhdojmë kështu edhe për 100 vitet e ardhshme. E di që, si për çdo punë që bëjmë, do vijnë të protestojnë edhe për këtë. Por, e dini çfarë? Detyra jonë nuk është të na pëlqejnë të gjithë, detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve. Me ambicien tonë për t’u shërbyer të gjithëve bëmë “Arenën Kombëtare”, Piramidën, bëmë Pazarin e Ri, Kalanë, Parkun e Liqenit, sheshin ‘Skënderbej”. Kështu do të bëjmë edhe një pallat të ri sporti “Asllan Rusi”, në të njëjtin vend”, theksoi Veliaj. 

Para festave, kreu i Bashkisë tha se do të hidhen themelet për Teatrin e Ri Kombëtar, që do jetë më i bukuri në rajon. Ai shtoi se puna do të vazhdojë, pavarësisht fjalëve të cinikëve dhe dyshuesve.

“Pasi janë shteruar të gjitha debatet, protestat dhe gjyqet e panumërta, një nga gjërat që do fillojmë këtë fundvit është hapja e themeleve për Teatrit e Ri Kombëtar, si një mundësi për të shpalosur artin e 100 viteve të tjera të Tiranës. Unë besoj se edhe dyshuesi më i madh, edhe ciniku më i madh, edhe skeptiku më i madh, edhe militanti kundërshtar më i madh, i ka mjaftueshëm provat se nëse një punë e mirë është nisur për t’u bërë, ne socialistët e bëjmë. Nëse një detyrë duhet çuar deri në fund, ne nuk do e lëmë përgjysmë dhe nëse e kemi mundësinë që Tiranën ta transformojmë sot, ne nuk do e shtyjmë për nesër. Kjo është arsyeja pse do t’i shkojmë deri në fund punës edhe për Pallatin e Sportit, edhe për Piramidën dhe gjithë punët e tjera”, u shpreh Veliaj. 

Në fund, kryebashkiaku drejtoi një pyetje për ata që s’kanë bërë gjë tjetër veçse kanë bllokuar punët e qytetit: “Për ata që tre vjet dogjën goma, duke bllokuar edhe Njësinë 14 andej, por edhe Njësinë 7, kur të kthehen këtu për fushatë duhet t’i pyesim: ‘Ore ju, çfarë pune keni bërë?’ Se është shumë kollaj të pengosh një tjetër, të shash një tjetër, është shumë kollaj të kritikosh një tjetër, është akoma më kollaj t’i vësh tjetrit stërkëmbshin apo thikën pas shpine. Por, është shumë më vështirë të punosh, të mbash fjalën, është shumë më vështirë të jesh qëndrestar e t’u shkosh gjërave deri në fund, siç i shkuam Astirit deri në fund, do i shkojmë gjithë Unazës, se nuk na vlen një gjysmë Unazë nëse nuk mbaron edhe pjesa tjetër”, u shpreh Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Veliaj me personalitetet e Njësisë 7: Kontributi i vyer duhet vlerësuar, vetëm me besim dhe mirënjohje ecim përpara

1671306356_erioni.JPG

Në përfundim të turit në Njësinë 7, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Etilda Gjonaj, vlerësuan figurat që kanë kontribuuar për komunitetin e zonës, duke shpërndarë edhe disa certifikata mirënjohjeje. Veliaj tha se dëshira e tij më e madhe është që Tirana të njihet si qytet njerëzor. 

“Shumë njerëz më thonë që Tirana njihet si qytet modern, që po zhvillohet, ku ka progres, njihet si qytet i ri dhe europian. Të gjitha këto janë gjëra shumë të mira. Por, nëse do të zgjidhja, do të doja se Tirana duhet të njihet si qytet njerëzor, ku njerëzit i thonë tjetrit: ‘Faleminderit! Bravo të qoftë! Jam krenar për ty!’ Qytetet e njerëzishme bëhen edhe moderne, bëhen edhe të zhvilluara ekonomikisht, bëhen edhe evropiane”, tha Veliaj. 

“Vetëm me besim te njëri-tjetri”, - tha kryebashkiaku - “qyteti ecën përpara”. 

“Do doja që këto aktivitete të ishin edhe kundërhelm për shoqërinë tonë, për të thënë: ‘Prit ore, se shumica e shoqërisë sonë nuk e ka humbur besimin te doktori, nuk e ka humbur besimin te arti i mirëfilltë, nuk e ka humbur besimin te pikturat, te skulpturat, nuk e ka humbur besimin te sporti. Ne kemi nevojë për këtë ilaç, dhe për t’i thënë shoqërisë: Këta janë njerëzit me vlera, këta janë njerëzit që kanë sakrifikuar nga jeta e tyre, këta janë njerëzit që, në ditët më të vështira, kur nuk i kishin këto kushte, kanë ruajtur jetën”, tha Veliaj. 

Këngëtarja e famshme shqiptare, Mariza Ikonomi, banore e Njësisë 7, tha: “Jam vërtetë shumë mirënjohëse, sepse gjatë gjithë artit tim ndihem vërtetë me fat që kam qenë e mbështetur nga Bashkia e Tiranës”.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bumerangu: 17/12/2022 18:58

    O Lali Pinoku Demagogue Populist!po e Mbushe Tironën me Pallate pa fund...e njeriun e thjeshtë me taksa e gjoba parkingu..Tirana nuk ka një plan të mirfilltë urbanistik,e periferia ,si 21 dhjetori apo te spitali fëmijve midis pallateve është bëri si gettò.. le pastaj në unazën e re ,s"ke bo asgjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen