DURRES - Ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk ofrojnë punë dhe sot sytë e të rinjve duhet të jenë drejt arsimit profesional. Është ky apeli që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka drejtuar prindërve durrsakë gjatë inspektimit të punimeve në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” në qytetin bregdetar. Për herë të parë, kjo shkollë do të ofrojë edhe drejtimin e peshkimit, duke qenë se në Durrës ka një përqendrim të madh të kësaj industrie.
“Dua të informoj prindërit durrsakë se ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk iu ofronin punë askujt. Sot kërkesat në zyrën e punës janë për arsim profesional, për njerëz që kanë mbaruar për hoteleri-turizëm, dizajn apo konfeksione, drejtime të cilat i ofron shkolla ‘Hysen Çela’”, - tha ministri Veliaj, duke vënë në dukje se këtë vit ka pasur rritje të regjistrimeve.
Ministri Veliaj, iu ka drejtuar një thirrje të rinjve shqiptarë të mendohen nëse është më mirë të zgjedhin një arsim që u jep punë apo një shkollë që të jep një diplomë e të shpie në papunësi. Sipas Veliaj, janë vetë kërkesat e punës që i japin prioritet zanateve si peshkimi, prandaj shkollat profesionale janë zgjidhja e duhur për punësim të sigurt.

“Durrësi ka një potencial fantastik në fushën e hoteleri-turizmit. Cila më mirë sesa një shkollë hoteleri-turizmi mund të përgatisë të ardhmen e kësaj sipërmarrjeje në Durrës?”, deklaroi ai.
Sipas tij, në Durrës ka një zhvillim edhe në fushën e konfeksioneve, për të cilën duhet pranuar vërejtja se ne mësojmë vetëm një segment të punës së fasonëve: qepjen.
“Është e rëndësishme që investitorëve t’u ofrojmë edhe pjesën logjistike, të dizajnit, stilizmit dhe inxhinierisë tekstile”, tha z. Veliaj. Ai ftoi të gjithë investitorët lokalë që të bëhen pjesë e bordit të shkollës “Hysen Çela”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO