Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë një në një intervistë për emisionin "Repolitix" në Report Tv, Veliaj tha se dëshira e tij është që të mbyll të gjitha punët e nisura në Tiranë dhe se ligji ia lejon edhe një mandat të 3-të.
"Me ligj e kam edhe një mandat të tretë, duhet të mbarojmë disa projekte që kemi nisur piramida, unaza e madhe, kopshti zoologjik dhe botanik, dua të çoj deri në fund projektin e bregut të lumit. Dëshira dhe pasioni im është të jem sërish në krye të Bashkisë Tiranë. Kam marrë bekimin e lidershipit të PS", tha Veliaj.
Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ka një interes të tillë nga kjo familje por problemi qëndron se familja Toptani është pronare e tokës, ndërsa godina është në administrimin e PD dhe pa zgjidhur konfliktin mes të dyjave, Bashkia e Tiranës nuk mund të shqyrtojë asnjë ndërtim dhe plan urbanisitik.
"Selia e PD ka një ngërç ku tokën e ka familja Toptani dhe prona është në administrimin e PD-së, pra flasim për dy pronarë të ndryshëm. Ka pasur në bashki një shprehej interesi me kullat dhe është sjellë nga pronarët e tokës, të cilët kanë pretenduar se kanë një dëshirë për të zhvilluar pronën, por urbanistika e ka të pamundur ta shqyrtojë nëse PD dhe pronarët nuk bien dakord. Nëse bien dakord do shqyrtohet ndërtimi sipas regullave të urbanistikës", tha Veliaj.
Lajmi për ekzistencën e projektit të kullave në selinë e PD erdhi në një kohë kur demokratë janë më të përçarë se kurrë, ndërsa lufta mes Bashës dhe Berishës ka kaluar jo vetëm në hedhjen e akuzave të renda mes tyre, por edhe në protesta të dhunshme. Arsyet e përplasjeve të dhunshme mes grupit të Sali Berisha dhe grupit të Lulzim Bashës për të kontrolluar selinë e Partisë Demokratike, në një nga zonat më të lakmueshme të Tiranës, duket se fshihen interesa të fuqishme për megakulla me vlerë dhjetëra milionë euro që projektohen në atë zonë.
Më herët Report Tv zbuloi një projekt për ndërtimin e tre kullave luksoze dhe gjigante, pikërisht në vendin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike. Lejen e ka dhënë Berisha pak muaj para se të largohej nga pushteti, ndërsa palët nuk kanë nguruar që të akuzojnë njëra-tjetrën.
Mos ja fut kot, po sulmon Duken per shume mandate dhe vete kerkon te tretin. Tirana behet dhe pa ty o Lali prandaj bej menjane sepse kam pershtypjen qe nuk te duan me sepse po na ze frymen me kulla dhe i ke kthyer rruget ne pista betonieresh.
PërgjigjuPershendetje! Po lexoj komentin tuaj .me fal por duhet te jesh qorr besoj .nejse cdo njeri ka mendimin e vet ,por jemi krenar per tiranen tone te bukur tani .