Trupa prej 8 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese vendosi sot të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Erjon Veliaj, i cili kundërshton burgosjen e tij. Në fillim, kolegji prej 3 gjyqtarësh nuk pati konsensus për këtë çështje nëse duhet ta shqyrtonte apo jo Gjykata Kushtetuese, dhe vendimi ju la Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Me shumicë votash, kjo mbledhja sot e ka kaluar çështjen në seancë plenare. Veliaj, bëri një ankim individual në Kushtetuese, pasi ezauroi Apelin e GJKKO dhe Gjykatën e Lartë, por pa sukses për të dalë nga qelia.
Erion Veliaj kërkoi: "Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr.14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (ii) vendimit nr.13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (iii) vendimit nr.00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë."
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.
Komente











