Kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës në Administrative, diçka që kundërshtohet nga avokati i prokurorit Ols Dado. Në argumentimin e tij, Ndreca përsëriti se është një parim kushtetues dhe është një rast që nuk cenon procesin.
“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, pra parimi kushtetues i publicitetit të seancës nuk mund të ndalohet përveçse kur cenohet integriteti i sallave, i një procesi gjyqësor që në këtë rast nuk ndodh. Kushtetuta përcakton lirinë e medias dhe ajo duhet të ketë në dispozicion mjetet që ta ushtrojë veprimtarinë e saj e lirë. Di të them që duhet të regjistrohet”, tha Ndreca ndërsa trupa gjyqësore u tërhoq në dhomën e këshillimit.
Lajmi kryesor:
Padia kundër Dados/ KLP: Veliaj të moslegjitimohet si palë! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca









