Ashtu siç kishte paralajmëruar, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e KQZ, e cila e gjobiti kryebashkiakun me 75 mijë lekë për zhvillimin dhe publikimin e aktiviteteve tëndaluara në kuadër të fushatës zgjedhore.
Për këtë arsye, sot KQZ caktoi anëtarin e KAS, Koli Bele si relatori që do të shqyrtojë ankesën e Veliajt.
“Sot u hodh shorti për Kërkesën Ankimore nr. 03, me objekt: "Ndryshimi i vendmit nr.46, datë 09.02.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin administrativ të denoncimeve për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 09, datë nr. 9, datë 24.12.2020’ të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”. Rezultatet e shortit përcaktuan si relator të kërkesës, Anëtarin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, z. Koli Bele.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Dy ditë më parë Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve dënoi me gjobë 75 mijë lekë Veliajn, pas ankesës së bërë nga LSI. Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, KQZ e arsyetoi mos raportimin dhe dhënien e celësave të shtëpive të reja si në kundërshtim me vendimin e dhjetorit të organit të administrimit të zgjedhjeve, për ndalimin e aktiviteteve që mund të përdoren për qëllime elektorale.
Për Report Tv Veliaj e quajti këtë vendim të pavend pasi sipas tij askush nuk mund ta ndalojë të bëjë punën. Veliaj tha se ka strehuar 17 familje që flinin në çadra, ndërsa akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po shton vila në pandemi.

E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë
19 Shkurt, 09:31
-
Hetimi për Veliajn/ E ëma e Ajola Xoxës dhe biznesmeni Gentian Sula paraqiten në SPAK! Sokol Kryeziu shkon të hënën
19 Shkurt, 09:28
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr/ ligjin për TVSH në Bujqësi, sot vendos KAS! Argumentet pro e kundër të Kuvendit e Celibashit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!
18 Shkurt, 14:28
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
18 Shkurt, 11:24
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Ylli Pata: Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK
17 Shkurt, 20:35