Veliaj: Lapraka do të jetë edhe
një nga poliqëndrat e Tiranës

Veliaj: Lapraka do të jetë edhe<br />një nga poliqëndrat e Tiranës
Lapraka do të ketë së shpejti një fushë të re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në sheshin “Lord Bajron”, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese e çlodhëse për të rinjtë dhe fëmijët e njësisë nr. 11.

Sipas Planit të ri të Përgjithshëm Vendor, Lapraka do të jetë edhe një nga poliqendrat e Tiranës. Nisja e punimeve për projektin e ri u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se bashkia e kryeqytetit respekton moton e saj për të bërë një punë konkrete çdo ditë.

Për 51 javë kemi zbatuar moton: “Çdo ditë nga një punë konkrete për Tiranën” dhe më vjen mirë që puna konkrete e ditës së sotme, teksa mbyllëm vitin tonë të parë, ka të bëjë me fillimin e një projekti fantastik këtu në njësinë 11, në zonën e Laprakës, që do të përfundojë brenda muajit gusht, me një terren sportiv të cilësisë më të lartë, si fusha basketbolli dhe me një kënd lojërash për të gjithë fëmijët”, u shpreh Veliaj.

Investimet në Laprakë, theksoi kryebashkiaku, tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, ndërsa po ndjek filozofinë e investimeve sipas projektit të ri urbanistik.

“Lapraka do të jetë pjesë e poliqendrave të Tiranës, do të jetë një qendër më vete. Por, që të jetë e tillë, këtu nuk mund të ketë vetëm banka dhe institucione për të rriturit, por edhe terrene sportive e lodra për fëmijët, si dhe mjedise çlodhëse për të moshuarit”, shprehet Erion Veliaj. 

Veliaj kujtoi gjithashtu se, Bashkia e Tiranës ka bërë një premtim që brenda këtij viti kalendarik të gjitha lagjet e reja të Tiranës të kenë terrene të reja sportive dhe kënde lojërash. Po ashtu, edhe shkollat e kryeqytetit do të kenë ambiente të rikonstruktuara.

“I siguroj qytetarët që në shtator, kur të jenë kthyer nga pushimet, të gjitha shkollat do të jenë me infrastrukturë të përmirësuar, të lyera, të higjienizuara, të adresuara me të gjithë nevojat që kanë pasur për ngrohje, përpara se të nisë stina e ftohtë dhe më vjen mirë që ky projekt i rehabilitimit urban, i kthimit të një”baltovine” në një ambient të urbanizuar është në fakt metafora më e bukur e vitit tonë të parë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës”, u shpreh ai.

Kreu i bashkisë së Tiranës vlerësoi edhe mbështetjen e investitorëve për projektet që po vihen në zbatim.

“Mezi pres që duke nisur nga shtatori marrëveshja e re që kemi me basketbollistët, ish-basketbollistët, trajnerët dhe sportdashësit, t’í hapë të gjitha palestrat e qytetit të Tiranës për përdorim të komunitetit. Kjo do të thotë që në shkolla si “Ahmet Gashi”, pasi mbaron ora e gjashtë e mësimit, komuniteti do të kenë akses në këto terrene sportive dhe në palestrat e shkollës, për t’u siguruar që shkolla nuk është një parkim me orar i fëmijëve, por është një hapësirë komunitare e cila funksionon gjatë gjithë orëve të ditës”, theksoi ai.

Ndërsa, kreu i njësisë administrative nr. 11, Gentjan Arapi vlerësoi vendimin e bashkisë për t’iu përgjigjur kërkesave të banorëve të Laprakës. “Sot ky komunitet ka një fushë, ka kënde lojërash, hapësira publike, që Laprakës i kanë munguar ndër vite. Ta ruajmë këtë vend, ta ruajmë si pronën tonë sepse është me të vërtetë një investim i mirë”, përfundoi ai.

lapraka veliaj

lapraka veliaj

lapraka veliaj

lapraka veliaj

lapraka veliaj

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!