Qeveria shqiptare miratoi sot projektligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ishSigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri 31 mars 1991. Në prezantimin publik të projektligjit për hapjen e dosjeve, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë, por edhe mënyra më e mirë për të mbyllur një herë e mirë këtë çështje që debatohet prej 24 vitesh.
“Në këtë projektligj janë përkthyer të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe bazohet mbi modelin gjerman, i cili cilësohet sot si modeli më i suksesshëm i transparencës për hapjen e dosjeve. Gjithashtu, projektligji respekton të gjitha ligjet në fuqi për të dhënat personale dhe të drejtën për privatësi, si dhe zbaton të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e lustracionit”, deklaroi ministri Veliaj.
Sipas tij, ngatërrimi i procesit të hapjes së dosjeve me lustracionin, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën, por jo identike, dhe shkelja e parimeve kushtetuese në ndërmarrjen e lustracionit, ka çuar në faktin se as lustracioni nuk është kryer dhe as arkivat nuk janë hapur. “Propozimi ynë vjen për të mbajtur një premtim dhe së dyti, për të mbyllur një herë e mirë lojën ‘e ka, kush e ka’ dhe të gjitha shantazhet që bëhen me dosjet në këtë vend, si dhe për të hapur një kapitull të ri, ku kombi ynë të përballet me një të vërtetë të hidhur, e cila me siguri do ta bëjë më të mirë në fund të këtij procesi”, vijoi z. Veliaj.
Sipas tij, procesi i hapjes së dosjeve do të nisë vitin tjetër dhe ai ftoi të gjithë aktorët politikë për gjetjen e gjuhës së bashkëpunimit në Kuvend. “Kjo është një çështje që duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. I bëj thirrje kujtdo që ka interes në hapjen e dosjeve ta mbështesë këtë projektligj, i cili merr parasysh të gjitha ligjet e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe për qëllim transparencën dhe jo ndasitë, nxjerrjen në dritë të dhimbjeve të së kaluarës dhe jo krijimin e dhimbjeve të reja”, shtoi ai.
Projektligji në fjalë që i mundëson çdo të interesuari të së drejtës për informim mbi dokumentet e ishSigurimit të Shtetit, ka si objekt të tij përcaktimin e rregullave për: (i) procesin e mbledhjes, administrimit dhe përdorimit të dokumenteve të ishSigurimit të Shtetit; (ii) krijimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Autoritetit të posaçëm për zbatimin e këtij ligji; (iii) bashkëpunimin midis institucioneve për identifikimin e dokumenteve; (iv) procedurat e mundësimit të aksesit të individëve tek të dhënat që ishSigurimi i Shtetit ka ruajtur për ta dhe të aksesit të institucioneve publike dhe organizmave joshtetërore, për qëllime përdorimi që burojnë nga ky ligj dhe legjislacionet e fushat e veprimtarisë përkatëse.
/Shqiptarja.com