Veliaj: Mbajta premtimin, punimet në Rrugën e Elbasanit përfundojnë brenda 15 shtatorit

TIRANË- Punimet në rrugën e Elbasanit do të përfundojnë brenda 15-shtatorit. Rruga “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt, trotuare dhe ndriçim LED, kanalizime të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, sistemimi i linjave të internet-telefonisë, krahasuar me rrugën me gropa e pa ndriçim të disa kohëve më parë. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve, në mënyrë që stina e shirave ta gjejë rrugën të përfunduar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe tha se është një premtim i mbajtur për banorët e lagjes.

“Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. “Kadri Kërçiku” do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit. Është një lagje e ndërmjetme, midis Rrugës së Elbasanit, që është një aks kryesor, dhe “Qytetit Studenti”. Duke ndërhyrë në të gjitha hapësirat rreth “Qytetit Studenti”, bëhemi gati për masterplanin, që banorët të mos ndihen si të mbetur pasdore, kur qeveria dhe bashkia të fokusohet tek ‘Qyteti Studenti’”, tha Veliaj.

Sipas tij, investimi përveç banorëve të përhershëm do t’i shërbejë edhe studentëve, të cilët në të shumtën e rasteve gjatë pushimeve apo pas mbarimit të universitetit, strehohen në këtë lagje. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës edhe në këtë investim po ruan të njëjtin standard sa i përket cilësisë së punimeve, ashtu si në shumë investime të tjera të rëndësishme në Tiranë.

Veliaj u bëri thirrje prindërve që të respektojnë udhëzimet dhe fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollat më të afërta, pasi kështu shmanget mbipopullimi në klasa dhe trafiku i mëngjesit.  “Dua t’u bëj thirrje banorëve të Njësisë 2 dhe njësive të tjera, që secili të regjistrohet tek njësia e tij. Duke shkuar nga 2-shi tek 3-shi, nga 3-shi tek 4, në fakt bëhemi palë-palë me njeri-tjetrin dhe shkarkojmë një stres të panevojshëm. Thirrja për të gjithë banorët është: Respektoni udhëzimet e njësisë, në shkollën më të afërt! Fatmirësisht jemi duke punuar në shkollat e çdo njësie; pra, punojmë tek “Mihal Grameno”, është mbaruar shkolla “Kosova”, shkolla e Baletit, dhe nuk ka asnjë arsye pse të dyndemi nëpër njësitë e tjera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se brenda tetorit, kur studentët të kthehen në Tiranë, do ketë përfunduar edhe rikonstruksioni i 3 konvikteve të fundit.

Veliaj gjatë inspektimit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 30/08/2019 16:32

    KETU me duket se ka me dhjetera shtepi pa leje,,,,keto duhen shembur te gjitha ,,ky shkon e I ben rruget,,,gabim qe do e paguajme ne qytetaret e tiranes,,e njeta gje me te gjitha ndertimet e bera pas 1990 pa leje,,,qeveria nuk mund ti legalizoje keto ndertesa te shemtuara,,Tirana eshte kryeqytet,, e nuk mund te lejoje lagje te tilla si ne indi,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja