Dita e Tokës, Veliaj: Mbyllëm një fushatë fantastike, i dha qytetit energji pozitive

Tirana kurorëzoi me sukses fushatën e saj të mbjelljeve me 120 mijë pemë të reja, të cilat krijuan një revolucion të gjelbër për kryeqytetin.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aksionit për mbjelljen e 1123 pemëve të reja në Liqenin e Farkës, së bashku me anëtarë të Këshillit të Qarkut Tiranë, punonjës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Drejtorisë Rajonale të Punës në Tiranë, si dhe dhjetëra qytetarë e biznese të ndryshme.

Kryebashkiaku Veliaj tha se fushata e mbjelljeve jo vetëm i dha qytetit një energji pozitive, por njëkohësisht hodhi themelet e një tradite të bukur bashkëpunimi.

Jam shumë i lumtur që finalizojmë një fushatë fantastike për Tiranën, që na dha energji të gjithëve. Si një familje e madhe u ngritëm për një nevojë që kishte qyteti. Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk punojmë të gjithë për qytetin. Kjo fushatë ka qenë një magji e bashkëpunimit. Sot kemi filluar një traditë, e cila duhet të ruhet nga të gjithë si një mënyrë për të thënë se secili ka mision për të lënë shenjë në qytetin tonë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Për shkak të interesit të lartë të qytetarëve dhe kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, mbjellja në kryeqytet nuk do të ndalet, për këdo që dëshiron të lërë një gjurmë në Tiranë. Veliaj shtoi se qytetaria dhe bashkëpunimi që është treguar në këtë fushatë mbjelljeje në kryeqytet, tregon se ditët më të mira për Tiranën janë përpara.

Ende kemi në listë pritjeje biznese, institucione, individë që duan të dhurojnë. Do t’i ftoja të gjithë të vazhdojnë vetë. Gjelbërimi s’është monopol i askujt. Falenderoj të gjithë ata nga sektori privat që u mblodhën dhe na dhanë një dorë për t’ia dalë faqebardhë në këtë mision. Jam mbi të gjitha krenar jo vetëm për 120 mijë pemët, po për faktin se 120 mijë pemë përfaqësojnë 120 mijë njerëz që secili vuri rrënjë, jo vetëm në mënyrë metaforike, por edhe fizike në qytetin tonë.

Kryebashkiaku,  Erion Veliaj

Teksa falenderoi të gjitha ata individë, organizata, institucione shtetërore, përfaqësi të huaja që u bënë pjesë e nismës, duke i dhënë qytetit më shumë gjelbërim, Veliaj shtoi se Tirana nuk ka kohë për të humbur, ndaj ftoi qytetarët që të bëhen bashkë në nisma të tilla pozitive.

Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë mrekulli. Kur harxhojmë kohë duke penguar njëri-tjetrin, duke vënë stërkëmbësha, humbasim kohë. Në Tiranë s’kemi kohë për të humbur.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Zona e Farkës, e cila deri dy vite më parë ishte e mbuluar nga plehrat dhe i ngjante një vendgrumbullimi mbetjesh, është shndërruar në një tjetër hapësirë të gjelbër të kryeqytetit, si Parku i Liqenit Artificial. Për të rigjallëruar zonën, krahas përmirësimit të
infrastrukturës, Bashkia e Tiranës po organizon aktivitete të ndryshme sportive. Veliaj ftoi sportistët, por edhe qytetarët e apasionuar pas aktiviteteve sportive në natyrë, që në 10 qershor të bëhen pjesë e garave dhe lojërave të ndryshme që do të zhvillohen në Parkun e Farkës.

Kur administrata e re filloi punën, kjo zonë ishte si një landfill i madh, i mbushur me lloj-lloj papastërtish që vinin nga komuna përreth. Sot, jo vetëm është pastruar, por po krijojmë parkun e dytë të madh të Tiranës. Po bëjmë infrastrukturën e përshtatur për vende parkimi, për pika të vogla shërbimesh dhe besoj që brenda jetës tonë aktive, ky park do të konkurrojë fuqishëm me parkun e liqenit të Tiranës.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Aksionit përmbyllës të mbjelljes së pemëve iu bashkuan edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës, të cilët dhuruan 50 fidanë të rinj. Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka bashkuar si kurrë më parë të gjithë qytetin.

Përpara se të jesh një këshilltar i mirë, duhet të jesh një qytetar i mirë dhe sot bëmë detyrën si qytetarë të mirë të Tiranës.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi

Në emër të institucionit që drejton dhe të punonjësve që u bënë pjesë e kësaj nisme, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, e cilësoi të mrekullueshme nismën e Bashkisë së Tiranës dhe theksoi se kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë familjet kryeqytetase për fëmijët e tyre.

Kjo është një nismë e mrekullueshme e kryetarit të Bashkisë, e Bashkisë së Tiranës, dhe mendoj se kemi gjetur pikërisht atë çfarë dëshirojnë familjet dhe fëmijët tanë për të ardhmen e Tiranës.

Besnik Dervishi

Aksioni përmbyllës për mbjelljen e pemëve u fokusua edhe pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, e cila ka nisur të transformohet në një hapësirë që ofron më shumë mundësi pushimi dhe aktivitetesh të ndryshme. Krahas sistemimit të pjesës së sipërme të digës dhe zbatimit të projektit për rikualifikimin e molit për varkat dhe ata që duan të merren me sporte ujore, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe gjelbërimin e pjesës fundore të saj.

Nismës për mbjelljen e pemëve këtu iu bashkuan përfaqësues të ekipeve sportive, medies dhe biznese të ndryshme, që aktivitetin e tyre ekonomik e kryejnë në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët për pemët e dhuruara, ndërsa u shpreh se ky është një tjetër shembull i demonstrimit të përgjegjësisë sociale nga ata që mendojnë për të ardhmen e brezit të ardhshëm.

Më vjen mirë që bregu i digës së liqenit po zbukurohet me lisa të kuq, qe prodhojnë një gjethe të kuqërremtë. Çdo fëmijë, qytetar a biznes që kontribuoi, do të ecë në rrugët e qytetit dhe të thotë: kjo është gjurma që lashë unë.  Për ata që prodhojnë gazeta dhe drurin e kanë lëndë të parë, në fakt rikuperimi më i mirë i lëndës drusore që kanë përdorur ndër vite është duke i dhuruar qytetit pemë. Në një vend ku shumica e medies sundohet nga analistë që vetëm japin mend si bëhen gjërat, është gjithmonë një lajm i mirë kur aktorë mediatikë thonë: Nuk do japim vetëm mend, do kritikojmë dhe do vëmë gishtin në plagë, por do themi: mund të bëjmë diçka që të ndihmojmë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ora 14:43
Veliaj: Mbyllëm një fushatë fantastike, ditët më të mira për Tiranën janë përpara
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Hdhdbd: 22/04/2018 14:47

      As 12 mije jo. Propagande.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

    Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!