Veliaj: Me fillimin e vitit të ri shkollor, do jenë gati edhe rrugët e Tiranës

Veliaj: Me fillimin e vitit të ri shkollor, do jenë gati edhe rrugët e Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kreu i bashkisë Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim ditën e sotme me administratorët e njësive për Tiranën. Veliaj diskutoi për pastrimin e Tiranës dhe fillimin e vitit të ri shkollor. Kryebashkiaku theksoi se tashmë me fillimin e vitit të ri shkollor, do të jenë gati edhe rrugët, në të cilat është punuar gjithë verësn pa ndërprerje janë pavarësisht kapriçove të motit. Nga ana Veliaj tha se të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të  promovuar zhvillimin e turizmit 

Ambicia jonë është për një qytet evropian, ta kthejmë Tiranën në një pikë turistike për vizitorët e huaj, në këtë sens duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë. Ne nuk mund të na kapi historia e injorancës. Nëse do flasim për tregun do themi se tregu do bëhet tek tregu, mësimi tek shkolla. Po mundohemi të bëjmë një qytet evropian, pasi tregu është për shitje,shkolla për mësim. Ne duam të promovojmë gjithashtu zonat rurale, sepse Shqipëria ka pasur një bum turistësh këtë vit. Ne duhet të promovojmë zhvillimin e turizmit në vend. Të gjithë ne duhet ta marrim seriozisht këtë, nëse do kemi një hartë për Tiranën, do jëtë një ide shumë e mirë, që të orientojmë turistët. Me muzike dhe turizëm mund të argëtohen shumë njerëzit që vijnë për të vizitura Prezën dhe Baldushkun.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj tha gjithashtu se po përgatiten për maratonën e Tiranës, ku sipas tij është një mundësi fantastike për turistët e huaj.

Po përgatitemi për maratoneën e Tiranës, e cila është një mundësi fantastike për turistët e huaj. Nëse kemi të rinj do i orientojmë drejt festës.Qevertia ka marrë një guxim të guximshëm për të hequr kazinotë. Do zgjerojmë terrenet sportive, kjo është edhe për sigurinë e fëmijëve. Nesër shihemi për aksionin e pastrimit. Vjeshtën do e kalojmë duke hapur themele për shkolla të reja. Fati dhe sfida e Tiranës do vazhdojë të zgjerohemi papara rritjes demografike dhe do dalim suksesshëm. Na duhet shumë punë. Mezi pres të krenohem me qytetarët e Tiranës për punën e tyre.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral