Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi në lagjen 13, tha se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin e presidentit Ilir Meta ditën e djeshme.
‘Ishte një dëshpërim shumë i madh, një moment ku sigurisht vihesh në sëkëlldi për kombin tend, për imazhin dhe për faktin se si të huajt nuk e kuptonin dot pse Presidenti i Republikës zihej me dezhurnin e një prej godinave bashkiake. Shpresoj shumë që ta kuptojnë të gjithë mesazhin", tha Veliaj.
Por, ajo që ndodhi nuk përbën asnjë çudi, sipas Veliajt, pasi Meta dhe Saliu me shokë janë të njëjtët njerëz që në 2021 rikthejnë '97, 98' apo 21 Janarin.
"Imagjinoni, dy njerëz që i kanë shërbyer qytetit dhe shohin se si presidenti i Republikës u rreh babanë. Në vitin 2021, jo në ’97, jo në ’98, jo 21 janar, jo Gërdeci! 2021! E dini çfarë? Se janë të njëjtët njerëz që bënë edhe ’97, edhe ’98, edhe 21 janarin, edhe Gërdecin, dhe duke qenë se qimen e ndërrojnë por zakonin s’e harrojnë, dalin në origjinë. Saliu e Ilir Meta nuk ndryshojnë dot në këtë fazë dhe inatin e sondazheve, inatin që po shkojnë si kovë pusi, e shprehin me shërbëtorin e parë publik që u del përpara. Pijnë që në 07:00-08:00 të mëngjesit; në orën 12:00 janë llucë dhe pastaj kush t’u dalë përpara dru e hu. Kjo është diferenca", u shpreh Veliaj.
Për ata të LSI-së apo PD-së, kryebashkiaku u shpreh se janë njerëz të thjeshtë dhe nuk kanë lidhje me liderët e tyre që e kanë humbur toruan.
"Ata të LSI-së dhe ata të PD-së kanë ambicie si tonat, se janë njerëz prej mishi e prej gjaku, prandaj pjesa e lidershipit të tyre e kanë humbur toruan. Ne na duhet të flasim me ndjekësit e tyre për t’ju thënë: Do ndiqni një të marrë e të shkoni në greminë apo do bashkoheni me pjesën e shëndoshë të shoqërisë, që punon për brezat që vijnë, që punon që ky kopshti këtu të jetë investimi i radhës, që punon që ai liqeni që është pjesë e njësisë suaj të pastrohet nga zaptimi e të ketë mundësi të jetë një nga xhevahiret e Tiranës siç është kthyer sot", përfundoi Veliaj.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor, 12:52
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
Gabim shume i rende nga "presidenti" dhe duhet te denohet simbas kushtetutes qe ai gjoja e mbron,te shkarkohet nga posti,ti hiqet imuniteti dhe te dali para trupit gjykues si qytetar i thjeshte per te gjitha akuzat e reja e te vjetra.Vetem keshtu japim sinjalin pozitiv se drejtesia funksionon per vete popullin shqiptar (se nuk ka njerez te paprekshem,politikan apo kushdo qofte),por edhe ne arenen nderkombetare permirsohet imazhi i Shqiperise qe e ka prish vete Ilir Metà me Sali Berishen.Kjo dyshe do mbahet mend ne historine e Shqiperise si politikanet me negativ,qe nuk i sherbejne popullit.
Përgjigju