Veliaj: Kartë sociale me shërbime falas edhe për të moshuarit

Në vijim të turit në Njësinë 3, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha koha e vështirë në të cilën po jetojmë për shkak të luftës në Ukrainë, na bën edhe më solidarë me njëri-tjetrin. Ai ndau një lajm të mirë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë në kohë krize, si krijimi i një karte sociale për të moshuarit. Sipas Veliajt, këto janë shtresat më vulnerabël të shoqërisë, që kanë nevojë për ‘dorën mbështetëse’ të qeverisë dhe bashkisë.

“Siç kemi kartën e studentit, ka ardhur koha të bëjmë një kartë sociale për të moshuarit. Dora e dukshme e qeverisë dhe e bashkisë në këtë rast, është më efikase kur ndërhyn në pikat më vulnerabël të shoqërisë, siç janë studentët dhe të moshuarit. Jemi në pikën kur po bëjmë disa llogaritje nëse është koha të ofrojmë të njëjtën paketë edhe për të moshuarit: pra, transport publik falas, apo edhe disa shërbime siç janë mensat, teatri, operat, muzetë, që mund të jepen me çmime të reduktuara për këtë grupmoshë, e cila është më vulnerabël, por sa herë ka një krizë të madhe, gjendet edhe më në vështirësi se të tjerët”, tha Veliaj.

I pyetur se çfarë u sugjeron të rinjve të studiojnë, Veliaj tha se mjafton që ata të fokusohen te e ardhmja. “Për sa kohë që po shkojmë te temat e duhura dhe nuk po merremi me ‘kush je ti’, i kujt je’ apo ‘nga ke ardhur’, edhe pse ka ende debate pa sens të tipit ‘unë nuk jam i ardhur në Tiranë’, po çfarë domethënë që nuk jam i ardhur në Tiranë? Në Tiranë të gjithë kanë ardhur nga diku, se qyteti është themeluar me 10 mijë vetë, sot jemi mbi 1 milion. Ky qytet është i destinuar të presë njerëz nga kudo. Madje, edhe tironsit e vjetër ia kanë parë hajrin rritjes së qytetit sepse shtëpia e gjyshit, që dikur ishte me qerpiç, me gjasë është bërë pallat dhe ata kanë përfituar 30% të pronës së tyre. Zhvillimi është mirë edhe për atë që vjen, edhe për atë që është këtu sepse prona i vlen më shumë. Të bëjmë debat, në vitin 2022, ‘ti je i ardhur’, ‘ti je konviktor’, ‘ti je ardhacak’ është mentalitet mesjetar”, tha ai.

Në fund, Veliaj kërkoi mbështetjen e të rinjve për më shumë punë të mira në qytet: “Do të vazhdojmë t’i mbështesim studentët, jo vetëm me transport falas. Sot janë qindra studentë, të cilëve ua kemi përgjysmuar koston e konviktit. Ky është një vit i vështirë, kur për shkak të luftës janë rritur të gjitha çmimet, energjia është kthyer në një nga problemet më të mëdha. Prandaj, në kohë kritike si kjo apo siç ishte tërmeti dhe pandemia, duhet të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë”.

Kryebashkiaku tha se në pranverë do të hapet Piramida e Tiranës, për të pritur 4-5 mijë fëmijë e të rinj, që do të mësojnë mbi teknologjinë dhe punët e së ardhmes.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë vendimesh për lehtësimin e familjeve në nevojë, në mënyrë që kriza për shkak të luftës që ka përfshirë gjithë botën, të mos impaktojë shtresat më vurnerabël. Deri më tani, mbi 10 mijë abone falas janë dhënë për studentët, ndërkohë që ka nisur subvencionimi nga 50%-70% i konvikteve. Gjithashtu, për çiftet e reja dhe familjet në nevojë janë dhënë kredi të buta dhe bonus qiraje.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Veliaj me personalitetet e Njësisë 3: Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë, jo anti-heronjtë që dinë vetëm të shajnë e përçajnë

1667577457_64878d6a0c1e45719522f579c24ed930.jpg

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hero është ai që ndihmon dhe bashkon, e jo ai që shan e përçan. Në turin e Njësisë 3 në kryeqytet, Veliaj, i shoqëruar nga deputetja PS e zonës, Klotilda Ferhati, vlerësoi me certifikata mirënjohjeje njerëz që kanë dhënë kontribut maksimal për komunitetin ku jetojnë dhe punojnë. Bashkë me mirënjohjen për ta, kreu i Bashkisë dha edhe një mesazh.

“Duke promovuar të mirët e shoqërisë sonë, frymëzojmë edhe të tjerët; vetëm duke promovuar ata me vlera, u tregojmë edhe fëmijëve si duhet të bëhemi kur të rritemi, kë duhet të kemi hero. Hero nuk është bllokuesi, hero është punëtori; hero nuk është qaramani, hero është ai që mbledh veten dhe ecën përpara; hero nuk është ai që përçan, hero është ai që bashkon; hero nuk është ai që urren e shan njerëzit përditë, hero është ai që dashuron dhe shëron njerëzit përditë. Unë jam shumë i nderuar që sot vlerësojmë heronjtë e shoqërisë tonë dhe jo anti-heronjtë. Heronjtë janë sipërmarrës, mjekë, oficerë, ushtarakë, sportistë, mësues, njerëz që na kanë dhënë të kuptojmë që në ditët më të vështira, këta njerëzit e mirë e kanë mbajtur shoqërinë të ngjitur, tamam si ai mastiçi që ngjit copat, në ditët më të vështira”, u shpreh Veliaj.

Mësuesja Flora Haka e falënderoi kryetarin e Bashkisë për ndryshimet e bëra në zonën ku ajo banon.

“Kam punuar prej vitesh mësuese, nga cikli i ulët 9-vjeçare dhe të mesme, por sot po më duket sikur jam mësuese 18-vjeçare dhe e kam ndjerë veten mësuese te shkolla që, kur kaloj tani, është ngritur madhështore mbi themelet e atyre klasave ku kemi dhënë mësim, shkolla Kosova. Faleminderit shumë kryetar, jo vetëm unë, por gjithë brezi im që ka provuar emocionet në atë shkollë. Unë jam nga lagjja Shehler dhe kur kam shkuar sivjet për ta parë, në atë lagje ishin bërë shumë ndryshime. Bravo Erion”, u shpreh ajo.

Disa prej emrave të njohur për komunitetin e Njësisë 3, që u nderuan me certifikata mirënjohjeje për kontributin e vyer që kanë dhënë në këtë zonë janë: Roland Tito, Floreta Xhafaj, Kiço Noti, Flora Haka, Alma Pula, Renato Kurti, Drini Hoxha, Amar Koçi, Tefta Pajenga, Bukurie Hafizi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate