Veliaj me vullnetarët: Bamirësia
s'mund të jetë monopol i bashkisë

Veliaj me vullnetarët: Bamirësia<br />s'mund të jetë monopol i bashkisë
Në kuadër të nismës “Tirana dhuron” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë takimit me organizatat vullnetare dhe civile u bëri një ftesë këtyre të fundit si dhe qytetarëve që të mobilizohen për të ndihmuar shtresat dhe komunitetet në nevojë.

Sipas Veliaj duhet të ndryshojë tradita burokratike me fjalime dhe ceremoni dhe të bëhet ajo që është në frymën e Nënë Terezës, një mobilizim i qytetarëve për bamirësi.
“ Ju ftoj që këtë javë t’ia kushtojmë ndihmës së bashkëqytetarëve tanë. Njerës në nevojë, institucionet e foshnjeve, shtëpitë e të moshuarëve, qendrat sociale më aftësi të kufizuara apo grupet vulnerabël. Do doja që të gjithë të na jepni një dorë. Në përkujtim të Nënë Terezës të shpresojmë që I gjithë qyteti të përfshihet dhe të solidarizohet”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Për Veliajn, nuk mundet që bashkia të ketë monopol bamirësinë, po ashtu edhe qeveria nuk mund të ketë monopolin e përmbushjes së çdo nevoje.

Më datë 18 tetor sërish Bashkia e Tiranës do të organizojë aktivitetin “ Tirana pa makina”, tha Veliaj.

“Ne kemi kombinuar nismën “Tirana dhuron” dhe “ditën pa makina” në datën 18 tetor. Atë ditë e gjithë qendra e Tiranës, ashtu siç bëmë në shtator, do të jetë e papërdorshme për automjetet. Rezultatin e dimë të gjithë: Ndotja e mjedisit ra ndjeshëm dhe Tirana mori frymë lirisht”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa më 19 tetor në “Ditën e Lumturimit “ të Nënë Terezës, Veliaj ftoi të gjithë vullnetarët që të stacionohen nëpër qendrat sociale të qytetit për të kontribuar qoftë me të mira materiale apo edhe pak kohë nga dita e tyre.

“Të hënën, që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, do të kërkojmë që të gjithë vullnetarët të vendosen në të gjitha qendrat sociale, çerdhet, institucionet, ku ne trajtojmë rastet sociale, nëpër lagjet e komunitetit rom, te qendra jonë e emergjencave, ku shumë prej banorëve janë vendosur aty, për t’i akomoduar në një ambient shumë më komod se sa Liqeni i Tiranës”, tha Veliaj.
 
Aktualisht në Tiranë janë vendosur 12 pika dhurimi që ndodhen në rrugët kryesore të qytetit, ku shumë aktivistë presin gjatë 24 orëve kontribute të ndryshme që më pas u shpërndahen familjeve në nevojë.
 


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin