Veliaj: Mirëmenaxhojmë financat
dhe ndërtojmë rrugë të reja 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar nga Peza se falë menaxhimit të mirë të financave të Bashkisë është bërë i mundur investimi në disa zonave të kryeqytetit.

Gjatë inspektimeve të punimeve në rrugën Maknor-Kolje-Ledhë në Pezë, Veliaj është shprehur se për ta çdo ditë e vitit është një fillim i ri dhe një mundësi për të bërë disa gjëra të mira, edhe pse për disa të tjerë është fundi i vitit.

Për kryebashkiakun, investimi në këtë njësi administrative të varfër është shumë i rëndësishëm pasi do të tërheqë më tepër biznese e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në ekonominë e Pezës.

Veliaj bëri të ditur se projekti i cili është parashikuar të mbyllej për 6 muaj do të realizohet në vetëm 3 muaj.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të konsumojnë produktet cilësore të zonës, duke ndikuar pozitivisht edhe në ekonominë vendase.

“Konsumoni produkte vendase, që rriten në Tiranë, në mënyrë që paratë të mbeten në ekonominë tonë, brenda vendit. Kjo është një nga zonat që prodhon; Ndroqi bën vaj shumë të mirë, Lundra bën verë shumë të mirë, Baldushku bën gjelat e detit. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se fuqinë ekonomike e kemi vetë në dorë”, tha Veliaj.

Rruga e re parashikon edhe ndërtimin e sistemit të plotë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza, pajisjen me sinjalistikë dhe me ndriçim.

[gallery]20230[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen