Veliaj: Të unifikojmë shoqatat e
pushtetit vendor në një të vetme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrw i pari hapin për ti shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë kolegëve të tij të djathtë për të lënë mënjanë bindjet politike dhe për tu bashkuar në një front në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pushtetit vendor. I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore, Veliaj, ka dalë me një propozim konkret, për të unifikuar shoqatat e pushtetit vendor në një të vetme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrë i pari hapin për ti shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë kolegëve të tij të djathtë për të lënë mënjanë bindjet politike dhe për tu bashkuar në një front në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pushtetit vendor. I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore, Veliaj duke përfituar edhe nga prezenca të zgjedhurve të djathtë, ka dalë me një propozim konkret, për të unifikuar shoqatat e pushtetit vendor në një të vetme.
“Unë e di që ne ndryshojmë nga bindjet politike, fjala vjen unë jam socialist dhe jam shumë krenar për këtë, besoj se do të ngelem socialist gjithë jetën time, siç jam i bindur që Voltana do të mbetet demokrate dhe shumë prej të zgjedhurve të tjerë do të ruajnë bindjet e tyre politike. Por di t’u them se ka më shumë gjëra që na bashkojnë si drejtues vendorë sesa gjërat që na ndajnë. Ndaj dhe propozimi im sot është konkret, ka ardhur momenti që të konsiderojmë seriozisht bashkimin e dy shoqatave”, - tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij problematika dhe hallet e përditshme të qytetarëve me të cilat duhet të përballet sot pushteti vendor, duhet të jenë parësore në përcaktimin e qëndrimit dhe të sjelljes së çdo drejtuesi vendor, qoftë ky i majtë apo i djathtë. “Besoj se ky është një moment ideal, kjo konferencë është një kontekst ideal që ne të fillojmë një diskutim konkret se si të bashkojmë forcat. Në fund të ditës nëse lobojmë bashkë për qeverinë qendrore, për përqindjen që marrim nga taksat që kontribuojmë në buxhetin e shtetit, për mënyrën se si konkurrojmë për grandet e fondeve të rajoneve, për mënyrën se si përfaqësohemi në Strasburg apo në institucione të tjera ku ne duhet të lobojmë”, - theksoi Veliaj.
Ndërkohë që në fjalën e tij ai u përqendrua edhe tek efektet reale që ka sjellë reforma territoriale, jo vetëm s ai përket mënyrës së organizimit të qeverisjes vendore, por më së shumti edhe në aspektin ekonomik dhe financiar.
“Është vetëm fillimi dhe ndoshta historia apo koha do të tregojë se sa mirë do të funksionojë kjo reformë por di t’ju them se të paktën në Tiranë shumë gjëra kanë ndryshuar. Ne kemi shkuar nga një sistem ku 24 njësi vendore, secila me një administratë të fryrë, secila me një kryetar që kishte një shofer, që kishte një sekretar, secila me një këshill bashkiak, këshill minibashkie apo komune, sot kemi një strukturë disa herë më efiçiente. Kemi më shumë para për të bërë investime dhe më pak para për të mbuluar administratë dhe rroga zyrtarësh. Sot kemi një hapësirë më të madhe për të diskutuar se ku do të jetë zona e re ekonomike, zona bujqësore e Tiranës, ku do të jetë zhvillimi rural për Tiranën, se ku do të kemi hapësira rekreative”, - tha Veliaj.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26