Veliaj nderon me “Simbolin e
qytetit” aktorin Luftar Paja

Veliaj nderon me “Simbolin e<br />qytetit” aktorin Luftar Paja
Aktori shqiptar i njohur për dhjetëra role në kinematografi dhe në teatër, Luftar Paja u ndërua me titullin “Simbol i Qytetit” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I shoqëruar edhe nga aktorë të njohur të brezit të tij, miq dhe familjarë, Luftar Paja u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i dorëzoi titullin “Simbol i Qytetit”, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Luftar Paja është shembulli i njeriut që punon me ndershmëri, sakrificë dhe punë, duke u kthyer në frymëzim për të gjithë. “Nëse ka një shembull që përshkuan më mirë se çfarë do të thotë t’i bësh gjërat me ndershmëri, sakrificë, punë, duke u rrëzuar, duke u ngritur, 700 role në CV, dhe besoj që është në nderin e qytetit tonë, të të konsiderojë simbol të qytetit. Të falenderojmë me gjithë zemër për gjithë frymëzimin dhe dashurinë që na ke dhuruar”, tha Veliaj.

[gallery]20000[/gallery]
Duke falenderuar kryebashkiakun Veliaj për këtë vlerësim, aktori i njohur, Luftar Paja, tha se ndihet i emocionuar që po merr këtë medalje nga personi që me vitalitetin e tij po i kthen faqen Tiranës. 

“Ndihem tepër i vlerësuar për nderin që m’u bë. Po ashtu, ndihem edhe shumë i emocionuar sepse ma jep këtë dekoratë një njeri, i cili është një talent, është një njeri vital që po ia kthen faqen Tiranës sonë të bukur. Prandaj, të uroj gjithë të mirat! Vazhdo kështu siç e ke, dhe ne, mua me shokët e mi, do të na kesh deri në frymën e fundit. Suksese gjithë stafit tënd dhe paçi gjithmonë mrekullira dhe bukurira!”, u shpreh artisti Luftar Paja.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur